E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel, gruaja më e fuqishme në botë

Revista “Forbes” ka vendosur kancelaren gjermane, Angela Merkel, në krye të listës së grave më të fuqishme në botë, për të dytin vit me radhë.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, është renditur e dyta, ndërsa pas saj ka zënë vend presidentja e Brazilit, Dilma Rousseff, raporton Reuters.

Lista përbëhet nga gra të përfshira në politikë, teknologji, organizata jofitimprurëse dhe fusha të tjera.

Ato janë renditur në bazë të ndikimit, sasisë së parave që kontrollojnë ose fitojnë dhe prezencës në media.

“Këto gra të fuqishme ushtrojnë ndikim në mënyra të ndryshme dhe për qëllime të ndryshme”, ka thënë Moira Forbes, presidente e “ForbesWoman”.

Në top-pesëshen e parë ndodhen edhe Melinda Gates, bashkëudhëheqëse e Fondacionit “Bill&Melinda Gates”, dhe Jill Abramson, kryeredaktore në “New York Times”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›