Gjermani, si u hapën dosjet e spiunëve
Teksa në Shqipëri po debatohet gjerësisht për hapjen e dosjeve të periudhës së komunizmit, Marianne Birthler, drejtore e zyrës së aksesit në arkivat e fshehta pranë Kancelares gjermane, Merkel, tregon përvojën se si vendi i saj i hapi pikërisht këto dosje. "Eshtë e rëndësishme dhe për brezat që vijnë, sepse vetëm në këtë mënyrë ne arrijmë që të hedhim pas krahëve të kaluarën. Eshtë e rëndësishme si profilaksi politike. Tek ne ka rezultuar shumë e frytshme kjo nismë, pra, procesi i hapjes së dosjeve të ish-bashkëpunëtorëve të Stass-it, domethënë të ish-policisë sekrete", thekson ajo gjatë një interviste për "Shqip".
Zonja Birthler, a mendoni se procesi i dekomunistizimit të vendit, këtu në Shqipëri, varet shumë nga hapja e dosjeve të ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të shtetit?
Ne, në Gjermani jemi marrë dhe po merremi me sistemin diktatorial të së kaluarës sonë në mënyra të ndryshme. Një nyje e rëndësishme e përpjekjes sonë për të ndriçuar të kaluarën, proces që ne e njohim me emrin "the lustration", është hapja e dosjeve. E rëndësishme është se nëpërmjet hapjes së këtyre dosjeve, të ish-bashkëpunëtorëve të fshehtë të shërbimit të policisë sekrete politike, ne mësojmë shumë nga e kaluara jonë. Mësojmë se si ka qenë sistemi i mëparshëm, se si janë përndjekur njerëzit, cili ka qenë represioni ndaj tyre, dhe, mbi të gjitha, se si kanë arritur ata ta ndërtojnë fatin e vet. Por hapja e dosjeve nuk bëhet vetëm për "lustration", për një njohje kurreshtare të së shkuarës. Hapja e dosjeve është shumë e rëndësishme në radhë të parë për viktimat, për ata që kanë qenë dhunuar nga ligji dhe ndoshta as sot s‘e dinë pse.
Pastaj, është e rëndësishme dhe për brezat që vijnë, sepse vetëm në këtë mënyrë ne arrijmë që të hedhim pas krahëve të kaluarën. Eshtë e rëndësishme si profilaksi politike. Tek ne ka rezultuar shumë e frytshme kjo nismë, pra, procesi i hapjes së dosjeve të ish-bashkëpunëtorëve të Stass-it, domethënë të ish-policisë sekrete. Mendoj se ne u kemi bërë mirë viktimave të dhunës politike, duke ua vënë në dispozicion dosjet me lëndën mbi bazën e së cilës janë dënuar. Kjo është thelbësorja. Nëse duam të jemi transparentë në paraqitjen e mënyrës se si ka funksionuar ai lloj sistemi politik, natyrisht edhe pyetjen se cilat kanë qenë pasojat, viktimat janë të parët që kanë të drejtën për të pyetur e për të ditur.
E gjithë kjo ndërmarrje ka vlejtur edhe për diçka tjetër, shumë thelbësore. Ne kështu bëmë të mundur shmangien e natyrshme, gati të vetvetishme, prej marrjes së përgjegjësive shtetërore prej atyre personave që ishin të implikuar në shërbime të fshehta kundër qytetarëve, sikurse dëshmohet në këto dosje. Duke njohur të drejtën e viktimave për të ditur qartësisht, me emrat e tyre, kush kanë qenë përndjekësit e tyre, u garantua mundësia për parandaluar që të njëjtët të kenë sot pozicione të larta në administratën publike të shtetit të ri demokratik që ndërtohet, si dhe tek ju.
Gjermania, sikundër dhe e pohuat, është një model i mirë për të lënë të kaluarën pas. Por në Shqipëri ende nuk besohet lehtë se ky lloj modeli do të triumfojë, sepse Shqipëria është një vend i vogël, ku njerëzit, thuajse të gjithë, e njohin edhe fizikisht njëri-tjetrin. Mendoni se ky faktor do ta ngadalësojë shumë këtë proces?
Më lejoni t‘ju them që në fillim se edhe ish-republika demokratike gjermane, ku me ligj janë garantuar e drejta e viktimës dhe përgjegjësia shtetërore për të parandaluar marrjen e detyrave të larta publike prej ish-bashkëpunëtorëve të policisë së fshehtë, ka qenë relativisht e vogël, për të mos thënë shumë e vogël. Dhe dosjet e Stass-it atje jo vetëm janë ruajtur, jo vetëm ekzistojnë akoma, por u janë shërbyer atyre që e kanë pasur të domosdoshme, pavarësisht se për shkak të vogëlsisë së vendit njerëzit mund ta njihnin personalisht njëri-tjetrin. Ne mendojmë se, po të ketë ende njerëz që nuk janë të qetë për shkak se ende nuk e dinë se si ka qenë fati i tyre në të kaluarën - flas për viktimat - e kemi për detyrë t‘ua japim qetësinë, duke i njohur me dosjet.
Kjo është më e pakta që mund të bëhet, në shenjë të marrjes së përgjegjësisë për pësimet e tyre. Por kjo duhet bërë edhe për të identifikuar ata që kanë qenë të implikuar me veprimin okult të sistemit të vjetër, drejtpërdrejt ose indirekt, domethënë si bashkëpunëtorë të policisë së fshehtë. I rrezikshëm apo jo, ky proces duhet të kryhet, ashtu si duhet kryer një operacion shëndetësor që i imponohet njeriut. Arkivat e fshehta duhet të hapen. Jo vetëm për viktimat dhe përndjekësit, por qoftë edhe për ata që kanë qenë të implikuar dhe që janë në media. Por jo më pak e rëndësishme është kjo dhe për ata që kryejnë kërkime shkencore. Pa burime ata nuk do të kishin asnjë mundësi të kontribuonin për të njohur historinë.
Në të vërtetë, çfarë do të thotë, me terma juridikë, të hapësh arkivat e policisë politike, dosjet e shërbimit të bashkëpunëtorëve të fshehtë të Sigurimit të shtetit?
Ky është kushti për t‘u ndarë nga e kaluara, kjo është ndihma që garanton ligji për të hedhur pas të kaluarën. Juridikisht e rëndësishme është që hapja e dosjeve, kur është fjala për dekomunistizimin e shoqërisë, të institucionalizohet, të bëhet nga një institucion i pavarur. Me këtë unë kuptoj gjithë procesin, që nga përkujdesja e deri tek administrimi i bazës së të dhënave, në mënyrë që klasa politike apo partitë të mos kenë akses absolutisht dhe të mos u lejohet asnjë ndikim në këtë zhvillim, që është shumë delikat dhe i rëndësishëm. Nga ana tjetër, duhet t‘u jepet siguri viktimave, fati i të cilëve është shkruar e dëshmuar në këto dosje, se hapja në shërbim të lustracionit do të jetë e tillë që do të garantojë mbrojtjen e të dhënave të jetës së tyre nga abuzimet që mund të bëhen.
Si e kuptoni frikën e këtushme, një frikë e përgjithshme, prej hapjes së dosjeve, sidomos nga klasa politike e djeshme, por dhe kjo e sotmja?
Nuk e di se nga çfarë ka frikë klasa politike në Shqipëri. Unë di, nga përvoja jonë, që e vërteta gjithmonë të frikëson. Edhe tek ne ka pasur shumë njerëz, të cilët kishin frikë nga hapja e dosjeve. Ka qenë frika nga e vërteta, frika nga konfliktet, por dhe frika nga dhimbja. Dhembjen nuk e do askush.
A mund të përdoret procesi i hapjes së dosjeve nga qeverisësit? Dhe sa e rrezikshme është kjo?
Ne kemi hartuar një ligj, i cili e parandalon një abuzim të tillë.
Ǒmendoni për të drejtën e shtetasve për të kërkuar vetë hapjen e dosjes së tyre?
Kjo është thelbësore. Do të shtoja se në ligjin tonë ka dhe një përcaktim tjetër, shumë të rëndësishëm: gjithkush ka të drejtë të njihet me dosjet që janë hapur për atë vetë. Dhe kjo për shumë persona ka qenë zgjidhje mjaft e frytshme.
A duhet të ndodhë lustracioni edhe midis njerëzve që përpunojnë mendimin dhe opinionin, në radhët e gazetarëve dhe të shkrimtarëve?
Kjo është një gjë që i përket vendit tuaj. Ne në Gjermani e kemi bërë edhe në këtë nivel. Gjithsesi do të pohohja se kjo është një çështje që ju vetë mund ta diskutoni në opinionin publik dhe pastaj të vendoset si do të jetë zgjidhja. Nuk mendoj se mund të vijë dikush nga Gjermania dhe t‘ju thotë nëse kjo është e drejtë dhe kjo tjetra jo.