Qato, sonte në ring për hapin e madh
Boksieri i njohur shqiptar, Kreshnik Qato (17 fitore, 2 me "KO" e 6 humbje) dëshiron të katapultohet në boksin e madh. Dhe shansin e parë do ta provojë pikërisht sonte pas mesnate, kur do të përballet me amerikanin me origjinë guatemalo-meksikane, David Estrada (12 fitore, 9 me "KO" e 10 humbje), në një ndeshje për të mbrojtur titullin e Kampionit të Botës në peshën e mesme në versionin WBF. Këtë titull, Qato e fitoi më 4 prill pas sfidës ndaj portugezit Vitor Sa, të fituar me pikë pas 12 raundesh. Sfida ndaj Estrada do të zhvillohet në pallatin e dportit "Burr Arena" në Uashington në ora 19:00, me orën lokale (01:00 pas mesnate me orën shqiptare).