Mbreteria e pacipesise
Në çdo vend të botës, është Instituti i Statistikave që jep periodikisht të dhënat mbi gjendjen socio-ekonomike të vendit, e rrjedhimisht mbi performance-ën e qeverisë. Të njëjtën gjë në mënyrën e vet e për gjëra të kompetencës së vet e bëjnë dhe bankat qendrore. Shpesh herë ato japin konkluzione të njëra-tjetrës apo konkluzione të përbashkëta e të koordinuara. Pas kësaj, mund të dalë kryeministri apo ministrat - sipas rastit - për t‘u mburrur apo për të dhënë shpjegime shfajësuese. Ndërsa tek ne ka ndodhur një gjë e çuditshme: kryeministri ka nja tre muaj që na ka bërë me dije, se rritja vjetore e GDP-së këtë vit është dy shifrore, d.m.th mbi 10%. Kur kryeministri e tha krejt jashtë tagrit të vet këtë gjë, Instituti i Statistikave nuk u bë i gjallë për të bërë konfirmimin apo përgënjeshtrimin e nevojshëm; nuk u bë i gjallë qoftë dhe për të na thënë, se "kryeministri e ka marrë (ose nuk e ka marrë) nga ne këtë të dhënë". E lanë debatin publik e politik të zhvillohej rreth kësaj shifre, e cila është tagër ekskluziv i Institutit të Statistikave, dhe ja, si kofini pas të vjelave (nja tre muaj pas të vjelave), na del më në fund ky institut, dhe na konfirmon xhevahirin e kryeministrit duke mos na thënë se rritja vjetore në fakt është ajo që ka qenë, dhe ajo që pritej, plus një rritje që vjen për shkak të inflacionit (kjo e fundit nuk është marrë në konsideratë në procesin e matjes së rritjes në vitet paraardhëse).
Të gjithë e prisnin këtë gjë. Me fjalë të tjera, askush nuk ka pasur dyshim që do të ndodhte kështu, d.m.th që Instituti i Statistikave do të nxirrte atë shifër. Dhe këtë dyshim e kanë bazuar në mënyrën se si funksionon makina e pushtetit të Berishës, ku të gjitha institucionet dhe krerët e tyre janë vegla të mjera të kapos. Madje, ka ca që vënë dorën në zjarr se edhe Guvernatori i Bankës Qendrore (i cili po njësoj nuk u bë i gjallë kur u bë publike rritja kryeministrore e GDP-së prej 10%-ësh) nuk do të vonojë të dalë për të konfirmuar sendërgjinë e Berishës. Normalisht duhet të kish dalë qysh dje për të dhënë qëndrimin e tij, por nuk e bëri. Është duke u konsultuar me shifrat? Si zor të jetë kjo, pasi Banka Qendrore duhet ta dijë përpara të gjithëve rritjen vjetore të GDP-së. Është duke vrarë mendjen, se si të konfirmojë në mënyrë medemek dinjitoze e medemek të pavarur rritjen kryeministrore? Do të ishte për të ardhur keq, nëse do të ishte kështu. Në e konfirmoftë, na duhet të presim pastaj se si do t‘i kopsitin të gjitha shifrat e tjera të financave publike, të cilat duhen trukuar gjithashtu e me hir me pahir për të na dhënë një kuadër harmonik (ne nuk mund të kemi fjala vjen nga njëra anë një rritje të jashtëzakonshme të GDP-së e nga ana tjetër një rritje tepër të zakonshme të parametrave të tjerë të financave publike). Por edhe në këtë pikë, ka njerëz që mendojnë se ka ca të tjerë njerëz, që janë në gjendje e të gatshëm për ta bërë këtë trukim gjigand. Dhe unë e besoj këtë gjë, gjithashtu. Ou, po pse kështu? Sepse në gjithë Shqipërinë ka një klimë të mashtrimit, të hilesë, të imoralitetit, të pacipësisë, të kapitullimit përballë një autoriteti mujshar, të dorëzimit përballë ngasjes për pushtet, famë, para, e të mirëkuptimit kolektiv të këtij kapitullimi e të këtij dorëzimi. Është pikërisht kjo klimë që e motivon dhe e frymëzon (ose të paktën, e mban në pozicione të sqaqura e të nënshtruara) Drejtorin e Institutit të Statistikave. Po shpjegohem, duke e lënë këtë të fundit në mjerimin e vet, e duke u marrë me mjerimin e ca të tjerëve, që mbahen me të madh e që kanë realisht emër e ndikim më të madh në politikën shqiptare.
***
Ditët e fundit, kur Blendi Gonxhe i përmendte Arben Imamit faktin, që ky i fundit nuk i ka të tijtë dhëmbët e gojës (ia kanë thyer berishianët në vitin 1996), patëm rast të shihnim një skenë të pabesueshme: Imami u pickua bash si ai njeriu, të cilit befas i zihet ngojësh një e pabërë, që ai ka bërë çmos t‘ua fshehë të tërëve. Pastaj e mblodhi veten, e tha një frazë prej të shushaturi të llojit "secili të flasë për dhëmbët e vet". Merrej vesh se veç për atë ngjarje nuk donte të flitej, a thua se është gjëja që e bën me turp në jetën e vet. Mund të jetë një ndër viktimat e pakta të kësaj bote, që tërbohet sapo dikush i përmend emrin e autorit të krimit. Sa për situatën, në të cilën viktima pranon të punojë me e për xhelatin, kjo merret vesh që është "da manuale" për të shpjeguar se deri në ç‘masë njeriu mund të përbuzë vetveten në emër të nevojës së përmbushur për pakëz pushtet e për pakëz vëmendje.
Me siguri, Imami ngushëllohet e justifikohet ngaqë qasje të ngjashme janë adoptuar edhe nga të tjerë. Genc Ruli e Artan Hoxha bëjnë pjesë në të njëjtën rubrikë të doracakut "të pacipësisë humane", në atë rubrikë që mund të titullohej "shembuj që ilustrojnë tamahnë e pafrenueshme të njeriut". Sikur të varej prej Berishës, të dy këta vëllezër siamezë mund të kishin përfunduar në burg. Por hesapet politike të atij moti e deshën që socialistët t‘i merrnin në mbrojtje, dhe Ruli e Hoxha shpëtuan. Tash Ruli është ministër i Berishës prej tre vjetësh (sapo ka hedhur firmën në një vendim të përgatitur nga dora e Berishës e në interes të Berishës, nëpërmjet të cilit synohet t‘i bëhet gropa një gazete antiqeveritare thjesht ngaqë është një gazetë antiqeveritare. Ky vendim që Ruli ka firmosur është i njëjtë me atë që rulat e Berishës kanë firmosur me synimin për të burgosur Rulin vetë. Dhe unë them: si nuk ka pakëz marre ky Ruli ynë?) Ndërsa për gjysmën tjetër të Rulit, d.m.th Hoxhën, as që ia vlen të harxhosh shumë fjalë. Është një gjë pa ngjyrë; ose më saktë, ka ngjyrën e vemjes; ose më saktë akoma, është nga soji i vemjeve. Mos po i kaloj caqet e etikës gazetareske? As që e kam idenë. Unë di që po them të vërtetën. Dhe midis së vërtetës së athët e mirësjelljes hipokrite unë zgjedh gjithmonë të parën. Në djall shkofshin manierat spitullaqe e droja kamerateske, të cilat ne i shtjemë në punë për të demonstruar pak qibër e klas, por në fakt nuk bëjmë gjë tjetër, veçse mbulojmë punë e sjellje të liga; ndoshta për të përligjur vetveten në punë e sjellje të liga.
Po tjetër? Është dhe Preç Zogaj i shkretë. Them i shkretë, pasi tamam kështu më duket, teksa po rreket t‘u bëjë ballë përpjekjeve të mazhorancës për të miratuar një ligj, si rezultat i të cilit Zogaj mund të ulet në çdo cep të botës, por jo më në një karrige të Parlamentit. Dhe e dini si po u bën ballë këtyre përpjekjeve? Duke thënë se "nuk është faji i Berishës, por i socialistëve që e hapën këtë lojë". Është e pabesueshme, se si ky Preç pranon përunjësisht të nëpërkëmbet për herë të n-të nga Berisha. Pse vallë? Për të mbetur deputet. Ja, më thoni, a nuk është për të qarë hallin ky njeri?
Për t‘u qarë hallin janë dhe Genc Pollo e Tritan Shehu. "Po, po", mund të më thotë ndokush. "Halli duhet të të qahet ty, pasi këta rrufjanë janë aty, në mes të tavës së pushtetit". E pranoj, ky dikush ka të drejtë, por veç në një drejtim: unë, e njerëz si unë, jemi për t‘na u qarë halli, pasi në mënyrë naive kemi mirëpritur e përshëndetur shndërrimin e pamundur e të pakuptimtë të Gencave të Shqipërisë nga sejmenë të pafytyrë të Berishës në kundërshtarë të vendosur ndaj tij. E meqë ra fjala, këtu nuk duhet lënë pa përmendur as rasti i Mero Bazes, i cili, përpara se të na bëjë gazetarin parimor e idealist, duhet të japë shenja që e kupton, se çfarë Berisha po bën kundër tij sot e ka bërë gjatë gjithë kohës kundër të tjerëve; e ka bërë dhe me kontributin gati heroik të Bazes, i cili, thjesht për t‘i shërbyer Berishës në të gjitha këto paudhësi, nuk ka lënë baltë pa hedhur mbi mijëra njerëz të tjerë.
Meqë jemi në fushën e mass-media-s, nuk mund të mos na shkojë mendja tek një manjat i kësaj të fundit. Është fjala për Aleksandër Frangaj, për atë Frangaj që përfundoi në burg (thjesht ngaqë bëri punën si kronikan) në periudhën e mbretërimit të Berishës së parë. Sot është shndërruar në berishianin më të zellshëm në trojet shqiptare. Edhe në Viçidol nuk mund ta gjesh një berishian si Frangaj. Në ato debatet televizive ku merr pjesë si opinionist është i gatshëm t‘u hedhë thonjtë në fyt të gjithë kundërshtarëve të Berishës. Kur sheh Frangajn të veshë kostumin e opinionistit, të vjen t‘i bësh naftën këtij profesioni. Është i vetmi tycoon mass-media-tik në botë, që del e bën opinionistin në televizionin e tij; kjo nakatosje e pronarit me opinionistin është gjëja më e papranueshme në botën e gazetarisë. Kur pronari pastaj është dhe shërbëtor i kryeministrit, gjëja t‘i sjell zorrët tek goja. Ndërsa kur vjen puna, që i njëjti njeri, pyetjes se ç‘dreqin ka që e përdor televizionin si pancir të një biznesmeni të dyshimtë serb, i përgjigjet duke thënë se "Fazlliç ka ardhur në Tiranë prej meje dhe prandaj është në besën time", he, he, në këtë mes mbetesh pa gojë fare, miq të dashur. E vetmja gjë që mund të thuhej do të ishte një klithmë pafuqie dhe vajtimi pashko-vaso-ian: a moj Shqipni, e mjera Shqipni. Dhe merret vesh, që me Shqipni duhet të kuptojmë këtë vend të sunduar nga mendësitë e fisit, si një mijë vjet më parë, si pesëqind vjet më parë, si njëqind vjet më parë.
Dhe nuk pati asnjë reagim serioz ndaj këtij qëndrimi, ndërkohë që nuk është çudi, që vetë Frangaj të ketë marrë atë natë me mijëra mesazhe të llojit "je si yll, je si shpirt". Shkurt hesapi, kjo shoqëri përjetësisht fisnore u takon Frangajve e sivëllezërve të vet të mësipërm. Nuk është se Frangajt, Rulat, Pollot, Imamët, Zogajt, etj., e të ngjashmit me ta janë shumica në këtë vend, por puna është që shumica e vërtetë, shumica e shqiptarëve që kanë mirëfilltazi din e iman heshtin, shohin punën e tyre (aq sa mund të jetë e mundur të shihet puna jote këtejpari), janë të lodhur nga ky vend, rrjedhimisht janë dorëzuar duke e lënë skenën në dorë të pakicës ose fisnore e kanunore, ose të dhunshme e mujshare, ose kodoshe e imorale, ose të pagdhendur e injorante. Ja, kjo është ajo klima, në të cilin trukimi i rritjes vjetore të GDP-së është gjëja me e falshme.