Gjermani, socialdemokratët në krizë identiteti e të përçarë
Prof. Dr. Kastriot Islami
Gazeta franceze “Le Monde” pas humbjes së thellë të PSD së Gjermanisë në zgjedhjet e ditës së diel, datë 27 shtator, shtron nevojën e “reinventimit” (dhënies së një vlerë të re apo rikonceptimit) të partisë më të madhe të majtë në Gjermani. PSD ka humbur zgjedhjet se është në krizë identiteti dhe për shkak të përçarjes që ka përfunduar në çarje me rastin e largimit të ish-kryetarit të saj Oskar Lafonten. Goditjen e parë kjo parti e mori katër vjet më parë dhe pardje ka ardhur goditja e dytë fatale. Ajo nuk është vetëm në opozitë, por është rrudhur nga 34.2 për qind në 22.9 për qind, pra me rreth 11.3 për qind. Ky është rezultati më i keq në të gjithë historinë e kësaj partie dhe praktikisht ka humbur një të tretën e deputetëve. Arsyet themelore janë kriza e identitetit dhe fragmentimi deri në përçarje dhe largimi i figurave kryesore në krijimin e një partie tjetër të majte, radikale dhe moderne, që po rritet kryesisht në kurriz të saj.
PSD në krizë identiteti …
Kryetari i saj, ish-ministri i Jashtëm në qeverinë e “koalicionit të madh”, Frank Valter Stainmajer, menjëherë pas daljes së rezultateve paraprake ka dalë para militantëve të tij duke deklaruar se, “kjo ishte një ditë e hidhur për social demokracinë gjermane dhe nuk ka asnjë mënyrë për ta paraqitur këtë rezultat në mënyrë të favorshme”. Fushata e tij luftarake në javët e fundit nuk ka mundur të ndryshojë as fatin e zgjedhjeve dhe as parashikimet e sondazheve. Më tej ka shtuar se, do të bëjmë një opozitë luftarake dhe do të mbrojmë “barazinë sociale”, gjë e cila është shoqëruar me duartrokitje, por edhe me buzëqeshje të ngrira. Tronditja ka ardhur se PSD-ja gjermane është në krizë identiteti. Programi dhe sjellja e saj janë larg interesave të votuesve të saj. Ajo është kujtuar për këtë gjë vetëm gjatë muajve të fundit të fushatës, duke tentuar ta sjellë programin e saj në themelet e socialdemokracisë, gjë që ka qenë shumë vonë dhe e pamjaftueshme për të motivuar zgjedhësit e saj. Nga sondazhet rezulton se shumë mbështetës të PSD nuk kanë dalë në votime dhe ata janë nga të gjithë kategoritë sociale.
Nga PSD rrjedhje e figurave, fragmentim dhe çarje…
Gjithashtu në këtë dështim ka ndikuar rrjedhja e shumë votuesve drejt një partie tjetër të majtë, që quhet Die Linke (që do të thotë e Majtë) e cila drejtohet nga ish-kryetari i PSD, tanimë i larguar prej saj, Oskar Lafonten. Kjo parti e majtë tanimë e reformuar, moderne e radikale, në përbërje të së cilës militojnë shumë ish-socialdemokratë të zhgënjyer, tre vjet pas rikonceptimit të saj ka arritur një rezultat shumë të mirë prej 12 për qind, ndërkohë që në 2005-ën ajo kishte vetëm 8.7 për qind. Ish-kryetari i PSD gjermane, Oskar Lafonten, i cili do të drejtojë një grup me 76 deputetë, ka vendosur të bëjë presion maksimal në Bundestagun gjerman për vendosjen e shtetit social. Ky pozicionim do të jetë edhe një goditje për ish-shokët e tij socialdemokratë, të cilët në krizë identiteti tentojnë t’i afrohen qendrës duke harruar shqetësimet dhe hallet e elektoratit të majtë.
PSD duhet të rikonceptohet në të gjithë aspektet…
Analiza dhe përfundimi që nxjerrin shumë prej figurave të PSD është se kjo parti pas kësaj humbje historike ka nevojë të “rivlerësohet apo rikonceptohet”, në mënyrë që të dalë nga kriza e identitetit dhe të ndalojë rrjedhjen e figurave dhe zgjedhësve të saj drejtë së Majtës moderne. Shumë militantë të saj realistë e të ndërgjegjshëm, me lot në sy, shpreheshin të dielën në darkë se “partia e tyre me shumë gjasa mund të përfundojë e dobësuar si PS franceze”. Nuk dihet nëse kryetari i saj Stainmajer do të vazhdojë të drejtojë partinë edhe pas kësaj humbjeve historike, ndërkohë që një krah i fuqishëm nuk e shikon atë më si garant të fitores në zgjedhjet e ardhshme. Po ashtu ende nuk dihet se çfarë marrëdhëniesh bashkëpunimi do të vendosë PSD me Die Linken e re e moderne, që përbën realisht një “dhimbje koke” jo thjesht taktike, por edhe një trampolinë të cilës çdo ditë i drejtohen socialdemokratët e vërtetë e të zhgënjyer, kur shohin se partia e tyre po i largohet parimeve të socialdemokracisë dhe lidershipi i saj i pasuruar nuk po trajton në mënyrë të përshtatshme hallet dhe shqetësimet e tyre.