E Diel, 1 Nëntor 2026

PS Shkodër: Anëtarësime fiktive për zgjedhjet

 

Edip Shiroka, kryetar i PS-së Shkodër akuzoi organizatorët e zgjedhjeve për kreun e PS-së për një proces të manipuluar. Përmes një deklarate për shtyp, Shiroka tha se 250 gra dhe vajza të cilat punojnë në një fabrikë konfeksionesh ishin anëtarësuar në PS, por në mënyrë fiktive. “250 gra, të cilat punojnë në një fabrikë konfeksionesh në Shkodër ishin anëtarësuar në PS vetëm pak ditë para votimit dhe çudia e kësaj ishte se ato nuk janë anëtarësuar pranë PS-së së Shkodrës, por në selinë qendrore në Tiranë”, u shpreh Shiroka. Kryetari socialist i Shkodrës e cilësoi këtë rast një precedent të rrezikshëm për demokracinë dhe standardet e zgjedhjeve, në një kohë që këto standarde Edi Rama dhe lidershipi i PS-së po i kërkon për zgjedhjet e 28 qershorit, për të cilat ka bojkotuar dhe Parlamentin e vendit. Gjithashtu kontestime ndaj këtij procesi pati dhe nga anëtarë të Asamblesë Kombëtare në Durrës, si Natasha Paço dhe Bardhyl Agasi, të cilët e cilësuan këtë garë të njëanshme dhe në favor të kryetarit në detyrë Edi Rama. r.d.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›