E Shtunë, 31 Tetor 2026

Majko: Nuk e komentoj Nanon

 

Deputeti socialist Pandeli Majko dje gjatë një interviste televizive nuk iu përgjigj akuzave që ish kryetari socialist Fatos Nano artikuloi pak ditë më parë ndaj tij. “Është pjesë e debatit në vazhdim të PS-së. Ne kemi një histori tonën që na ka nderuar për kulturën e debatit të brendshëm, por shpesh herë na ka rënduar me fjalorin e përdorur gjatë këtij debati. Është një histori që s’më pëlqen fare ta komentoj. Kam shumë arsye për tu përgjigjur, por Fatosi pa dyshim me të metat e veta, është një njeri që i ka dhënë Partisë sime”, u shpreh Majko. I pyetur nëse Nano është i vetëpërjashtuar nga PS, Majko tha se “politika është një zgjedhje dhe kështu duhet parë edhe rasti i Nanos. Komentimi nga ana jonë nuk do sjellë ndonjë shërbim në PS. Unë nuk e imagjinoj dot Nanon jashtë PS-së”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›