Gjermani, të shtëna në gjykatë, 2 të vdekur

Një person ka hapur zjarr në një gjykatë në Landshut të Bavarisë, në Gjermani. Informacionet e para flasin për dy viktima. Lajmin e bëri të ditur një zëdhënës i policisë, sipas të cilit njeri prej të vdekurve është personi që hapi zjarr. Mësohet se disa persona të tjere mbeten të plagosur. Qyteti ndodhet 73 km në verilindje të Mynihut. Zëdhënësi Leonard Mayer tha se agresori dyshohet të ketë vrarë veten. Policia evakuoi gjykatën pas ngjarjes dhe tani situata është e qetë. Incidenti ndodh më pak se një muaj pas ngjarjes së rëndë në një shkollë në Winnenden, ku një nxënës i armatosur vrau 15 persona.