Itali, sërish lëkundje të forta tërmeti në Aquila

Dy lëkundje të forta u ndjenë sërish në Aquila, qyteti mesjetar i shkatërruar nga një tërmet që goditi dje Italinë Qëndrore. Pas tronditjes së parë u ndje edhe një e dytë më e fortë e cila i ka lëkundur ndërtesat për gati një minutë. Tërmeti i parë ishte me fuqi 3.6 ballë të shkallës Rihter dhe i dyti me fuqi 4.7 ballë me epiqendër në Aquila, Collimento dhe Villa Grande. Lëkundjet shkaktuan mjaft dëme në ndërtesat gjysmë të shembura nga tërmeti i parë.