E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani, të shtëna në meshën e mbajtur nga Papa Benedikti XVI

Katedralja e Erfurtit

Zëdhënësi i Vatikani, Frederiko Lombardi ka thënë se policia ka arrestuar personin i cili ka qëlluar me një pushtë pranë katedrales në Enfurt gjatë mbajtjes së një mesha nga Papa Benedikti i XVI-të. Ai tha se nuk ka asnjë shqetësim për papën mbi këtë incident.

Policia ka saktësuar se të shtënat kanë ndodhur një orë para se të niste mesha. Lombardi bëri të ditur se nga të shtënat është plagosur lehtë një roje nga siguria private ndërsa mesha do të vazhdojë siç ishte planifikuar.

Nga mediat lokale në Gjermani u raportuar se ka pasur të shtëna në meshën e Papa Benediktit të XVI-të në lindje të Gjermanisë.

Televizioni lokal MDR citon dëshmitarë të cilët kanë qenë të pranishëm më katedralen në qendër të qytetit.

Ata thotë se personi i armatosur ka qëlluar një roje sigurie para se të arrestohet. Incidenti raportohet të ketë ndodhur para nisjes së meshës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›