OKB, të hënën përgjigje Palestinës
Organizata e Kombeve të Bashkuara njoftuan se të hënën do të diskutojnë kërkesën e Palestinës për njohjen e shtetit.
Presidenti palestinez, Mahmud Abaz, ia dorëzoi të premten sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun, një letër me të cilën formalisht kërkohet anëtarësimi i plotë në OKB.
Palestinë ka dorëzuar kërkesën për tu bërë anëtarja e 194 e Organizatës së Kombeve të Bashkuara duke kërkuar njohjen e kufijve të vitit 1967-të.
Gjatë fjalës së mbajtur në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Abbas tha se ky është momenti i së vërtetës, njerëzit e mi presin të dëgjojnë përgjigjen e botës.