Protestat në Iran hyjnë në ditën e gjashtë
Teheran- Protestat të tjera priten ditën e enjte në kryeqytetin iranian, Teheran. Sfidanti i presidentit, Mir Hossein Mousavi, i ka bërë thirrje mbështetësve të opozitës që të mbajnë një ditë zi për nder të tetë personave që u vranë gjatë përleshjeve ditën e hënë.
Ata kërkojnë përsëritjen e zgjedhjeve, të cilat u fituan nga presidenti Ahmadinejad. Mir Hossein Mousavi u bëri thirrje mbështetësve që të kthehen në rrugë të veshur me të zeza, për të nder të viktimave.
Ai tha se njerëzit duhet të mblidhen në rrugët kryesore apo në xhami dhe se demonstrata e tyre duhet të jetë paqësore.
Thirrja e zotit Mousavi për veprime të mëtejshme është një mosbindje e hapur ndaj udhëheqësit suprem Ayatollah Ali Khamenei.
Lideri suprem u bëri thirrje iranianëve që të qëndrojnë të bashkuar prapa autoriteteve të shtetit islamik.
Ditën e mërkurë turma të mëdha njerëzish marshuan përmes qytetit duke sfiduar në mënyrë të heshtur.