E Diel, 1 Nëntor 2026

Clinton rrëzohet dhe pëson një frakturë në bërryl!

Uashington- Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton u rrëzua dhe theu bërrylin dje, por do të rifillojë së shpejti detyrën e saj si diplomatja më e lartë e administatës Obama, deklaroi dje një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

''Clinton do të kryejë një ndërhyrje kirurgjikale në bërryl javën e ardhshme'', tha shefja e kabinetit të saj, Cheryl Mills në një deklaratë.

"Gjatë rrugës për në Shtëpinë e Bardhë, sekretarja Clinton u rrëzua dhe pësoi një frakturë në bërryl. Ajo u trajtuar në spitalin e universitetit 'George Washington' përpara se të shkonte në shtëpi," tha Mills.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›