E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani, vrau ushtarët në aeroport,muajin e ardhshëm vendimi për Arid Ukën

Një gjykatë në Frankfurt të Gjermanisë deklaroi se muajin e ardhshëm do të shpallë vendimin për ekstremistin islamist, Arid Uka, i cili ka pranuar se ka vrarë dy ushtarët amerikanë në aeroportin e këtij qyteti, në fillim të vitit 2011. Më tej Gjykata shton se vendimin do ta shpallë më 19 janar.

Arid Uka, shqiptar nga Kosova, 21 vjeçar, rrezikon të dënohet me burgim të përjetshëm për vrasje dhe përpjekje për vrasje.

Autoritetet gjermane deklarojnë se ai ishte radikalizuar duke lexuar dhe shikuar materiale islamiste në Internet, dhe se ai ka dëshmuar se ishte përpjekur t`i ndalë ushtarët e Shteteve të Bashkuara në rrugën e tyre për në Afganistan.

Megjithëse Uka ka pranuar në fillim të procesit gjyqësor se më 2 mars ka shtënë me armë në drejtim të ushtarëve, sipas ligjeve gjermane të gjitha provat duhet të paraqiten në gjykatë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›