E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA: Obama takon kryeministrin al-Maliki

Presidenti amerikan, Barak Obama, takoi sot në Uashington, kryeministrin e Irakut Nuri al-Maliki, në kuadër të vizitës dy ditore të zyrtarit të lartë irakian në Shtetet e Bashkuara.

Kjo vizitë përkon me periudhën pregaditore të trupave luftarake amerikane për largimin nga Iraku, në fund të këtij viti.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, pas takimit në Uashington, Obama theksoi se “pas nëntë vitesh lufta jonë në Irak, përfundon këtë muaj”, dhe shtoi se Iraku në Shtetet e Bashkuara, e ka një “partner të qëndrueshëm”. Obama u ka tërhequr vërejtje vendeve të tjera që të mos “ndërhyjnë” në Irak,vërejtje kjo drejtuar Iranit.

Al-Maliki është në krye të një delegacion irakian, ku shoqërohet nga ministri i jashtëm, Hoshijar Zebari, ushtruesi i detyrës së ministrit të mbrojtjes, Sadun al-Dulaimi, dhe ministra të tjerë.

Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara, kryeministri al-Maliki, do të takohet edhe me sekretaren amerikane të shtetit, Hillari Klinton, me zëvendës presidentin, Xhoe Bajden, dhe me zyrtarët ë tjerë të lartë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›