E Shtunë, 31 Tetor 2026

Medvedev: Hetime për shkeljet në zgjedhje

Presidenti i Rusisë, Dmitri Medvedev deklaroi gjatë ditës së djeshme se nuk bie dakort me kërkesat e bëra në protestat e zhvilluar në mbarë territorin rus për zgjedhje të reja parlamentare.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme në rrjetin social Facebook, ai shkruan se do të kërkoj nga zyrtarët hetime për raportet e shkeljeve të mundshme në vendvotime gjatë zgjedhjeve të 4 dhjetorit.

Në këto zgjedhje, Partia Rusia e Bashkuar u kurorëzua me pothuajse gjysmën e votave, por ka pasur akuza për mashtrime dhe vjedhje të votave.

Ish ministri rus, Boris Nemcov, tani lider opozitar, i ka hedhur poshtë komentet e Medvedevit, duke i cilësuar si “tallje”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›