E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermania firmos MSA me Shqipërinë

 

Gjermania ratifikon MSA-në mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, ndërkohë që ende një gjë të tillë nuk e kanë bërë akoma Franca dhe Greqia. Bundesrat-i ratifikoi në seancën e djeshme dhe në këtë mënyrë përmbyll procedurat parlamentare të miratimit. Duke folur dje në Berlin, Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Steinmeier tha se “Marrëveshja e Stabilizim- Asociimit shënon për Shqipërinë një nivel të ri cilësor në bashkëpunimin me BE-në. Përafrimi i Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor me BE-në është pjesë e politikës sonë aktive për stabilitetin e këtij rajoni fqinj të rëndësishëm. Më perspektivën e përafrimit të mëtejshëm, është detyrë e të gjitha forcave politike në Shqipëri, të bashkojnë përpjekjet e tyre për të përshpejtuar procesin e reformave në Shqipëri”. Në kuadër të Procesit së Stabilizim- Asociimit, BE-ja u ka ofruar përafrim vendeve të Ballkanit Perëndimor. PSA është një proces me kushte të qarta, ku secili shtet vlerësohet në bazë të progresit individual të reformave. MSA përbëjnë një shtyllë të rëndësishme për procesin e përafrimit. Ato çojnë në përqasjen e strukturave të vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›