Gjermania, 20 vende pune për infermierët shqiptarë
Gjermania ofron 20 vende pune për infermiere shqiptare për një periudhë kohore një vit e gjysmë. Dy kushtet kryesore janë njohja e gjuhës dhe eksperienca në punë. Të interesuarit duhet të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm deri në 6 qershor.
Infermierët shqiptarë mund të përfitojnë deri në 18 muaj kualifikim të mëtejshëm profesional e gjuhësor në Gjermani, ndërsa ushtrimi i testuar i profesionit është parakusht për njohjen shtetërore të diplomës në Gjermani.
Deri në marrjen me sukses të provimit për njohjen e diplomës, punonjësit do të punojnë fillimisht si ndihmës-infermierë. Aplikimet duhet të dorëzohen deri më 6 qershor 2012 nëpërmjet postës ose përmes e-mailit triplewin. Albanien@giz.de.
Kriteret
Shtetësia shqiptare
Mosha minimale 22 vjeç.
Të keni përfunduar studimin për infermiere/ë në Shqipëri (Fakulteti i Infermierisë, Infermieri e Përgjithshme).
Të keni përvojë pune në profesion
Te keni njohuri të mira të gjuhës gjermane. (shënim: Intervista do të zhvillohet në gjermanisht).
Dokumente (2 kopje)
Dëshmitë e notave për të gjithë vitet e shkollës mjekësore në shqip dhe të përkthyera në gjermanisht.
Dokumenti përfundimtar i Studimeve / Diplomë të përkthyer gjermanisht.
Jetëshkrim (CV) në gjuhën gjermane
Kopje te Librezës së punës / dokument i punësimit (përkthyer në gjermanisht).
Dëshmi penaliteti.
Dokument që vërteton njohuritë në gjuhën gjermane / Certifikatë