Shqipëria heq vizat për katër shtete

Zv/kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto
Për gjatë sezonit turistik, katër muajt e verës, të gjithë shtetasit e Rusisë, Kuvajtit, Katarit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe nuk do të kenë nevojë për të marrë vize për të vizituar Shqipërinë.
Vendimi është miratuar me propozim të ministrit të Jashtëm, Edmond Haxhinasto dhe do të jetë në fuqi deri me 25 shtator.
Qytetarët e Rusisë, Kuvajtit, Katarit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe do të hyjnë në territorin e Shqipërisë vetëm me anë të pasaportës. /F.S/