Gjermania 72,2 milionë euro deri në 2012 për Shqipërinë
znj. Kopp, bëri një vlerësim të veçantë ndaj politikës së jashtme shqiptare, që sipas saj, po kombinohet në mënyrë efikase me politikat zhvillimore dhe tregtare të vendit.
“është e vërtetë që Gjermania duhet të bëjë shkurtime ambicioze. Por ne, si vend i pasur industrial, e kemi për detyrë të ndihmojmë vendet e tjera. Kështu për shembull me Shqipërinë ne kemi një bashkëpunim të qëndrueshëm prej tashmë dy dekadash dhe në vitet e ardhshme 2010 deri në 2012 kemi rënë dakord për një shumë prej 72,2 milionë euro për bashkëpunimin në fushën e zhvillimit”, tha ajo.
Nga ana e tij, Meta, e njohu znj. Kopp me ndryshimet e mëdha që vendi ka përjetuar gjatë viteve të fundit, si në drejtim të përshtatjes së legjislacionit me BE ashtu edhe në zhvillimin e infrastrukturës së brendshme dhe asaj që e lidh me vendet fqinje.
Duke vënë në dukje bashkëpunimin shumë të mirë ekonomik mes dy Qeverive, z. Meta shprehu gatishmërinë e Qeverisë shqiptare për të inkurajuar më shumë kompani gjermane të investojnë në Shqipëri.
Në këtë kontekst, ai theksoi potencialet e mëdha të vendit për investitorët gjermanë duke vënë në dukje se Shqipëria është një vend strategjik në Ballkanin Perëndimor, dhe se përmes saj, investimet gjermane mund të fitojnë një dimension rajonal. Gjatë qëndrimit të tij në Berlin, zv/kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme z. Ilir Meta u takua edhe me një grup deputetësh gjermanë të kryesuar nga Peter Weiss, Kryetar i Grupit Parlamentar për Evropën Juglindore.
Gjithashtu,. Meta u prit edhe nga Presidentja e Fondacionit Friedrich Ebert, znj. Anke Fuchs. Në përfundim të vizitës së tij, Meta mori pjesë edhe në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes Ndërqeveritare mes Republikës Federale të Gjermanisë dhe Republikës së Shqipërisë për Transportin Detar.