E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania: Jemi per taksen e sheshte, jo ate progresive Eglantina Nasi

“Po te me pyesje mua se cfare do zgjidhje, midis takses se sheshte dhe asaj progresive, une do zgjidhja taksen e sheshte”. Me keto fjale i eshte pergjigjur interesimit te medias per debatin mbi taksat, drejtuesja e Dhomes Gjermane te Industrise dhe Tregtise ne Shqiperi, Andrea Gebbeken. Teksa ka prezantuar anketen vjetore te biznesit gjerman qe operon ne vendin tone, ajo ka shprehur publikisht preferencen per taksimin e sheshte, i cili aplikohet realisht. Duke bere apel ne te njejten kohe, se aplikimi i taksimit progresiv, kerkon shume kujdes. “Edhe nese kalohet ne taksimin progresiv, eshte e rendesishme qe kalimi te jete i kujdesshem dhe transparent”, mesohet te jete shprehur me tej perfaqesuesja e biznesit gjerman ne vendin tone. Duke perfunduar me faktin, se gjithsesi, eshte kompetenca e nje vendi te vendose se cfare menyre taksimi do te zgjedhe per te aplikuar. Ne kete menyre, Gebbeken ka dale ne mbrojtje te sistemit aktual te taksimit qe perdoret prej autoriteteve fiskale ne vendin tone dhe aspak ndaj atij qe pretendon te aplikohet prej opozites, pra taksimit progresiv. Nderkaq, duke vijuar diskutimin per ekonomine shqiptare ne teresi, edhe ne pranine e ambasadores gjermane ne Tirane, Carola Müller-Holtkemper, se bashku ato kane konstatuar se ajo eshte duke shenuar rritje te saj. Duke vleresuar kesisoj, ne teresi ecurine e ekonomise sone, edhe nen ndikimin e efekteve negative te krizes. “Ecuria ekonomike e Shqiperise ka qene pozitive pasi edhe pse shume shtete jane perballur me recension, ketu ka pasur rritje ekonomike pozitive”, vleresoi ambasadorja gjermane, lidhur me nje fakt te tille. Duke shtuar, se nje dukuri e tille pozitive ka ndodhur, “edhe pse kjo rritje ekonomike ka qene poshte potencialit te saj”. Dhe konfirmuar ne kete menyre, trendin rrites te ekonomise shqiptare, vleresuar ky edhe nga institucionet e rendesishme nderkombetare financiare. Sipas ambasadores Carola Müller-Holtkemper, mbetet per t’u vleresuar permiresimi i disa kushteve per klimen e biznesit. Ndersa shtoi se duhet te vazhdoje edhe me tej puna e qeverise ne kuadrin e promovimit te imazhit te Shqiperise. Sikunder, edhe forcimi i metejshem i kapaciteteve ekzistuese per te terhequr me tej investimet e huaja drejt territorit te Shqiperise. E ne kete kuader, perfaqesuesja e qeverise gjermane ne vendin tone, vuri theksin tek fakti se zgjedhjet e 23 qershorit, perbejne pikerisht nje moment te rendesishem per te permiresuar imazhin e Shqiperise. "Shume gazetare te huaj do te jene ne Shqiperi per zgjedhjet e 23 qershorit, shfrytezojeni kete rast per te permiresuar imazhin e vendit tuaj", mesohet te jete shprehur Holtkemper lidhur me nje fakt te tille.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›