Ibra është sqaruar me Milanin

Zlatan Ibrahimoviç ka theksuar se është sqaruar me Milanin pas deklaratës së tij se klubi nuk ka para.
Sulmuesi u vu në qendër të vëmendjes kur u shpreh se Rossonerët nuk kanë mjete të mjaftueshme për të sjell përforcime të konsiderueshme gjatë verës. “Po, kam marr disa thirrje telefonike pas komenteve të mija por është me rëndësi se çështja është sqaruar”, deklaroi Ibrahimoviç gjatë një konference për shtyp.
“Pas shumë viteve në sport jam mësuar me situata të tilla. Me rëndësi është të shkojmë përpara”, theksoi ai.