Gjermania akordon 100 bursa të ndryshme për shqiptarinë
Qeveria Gjermane akordon 100 bursa për shqiptarët që duan të studiojnë jashtë vendit. Bursat do të akordohen për të gjithë ata që duan të studiojnë, apo duan të kryejnë kërkime shkencore në fakultetet apo akademitë e njohura gjermane. Kështu, pjesë e përfituesve të bursave do të jenë nxënës, studentë, mësues, akademik dhe shkencëtarë. Bursat janë shpërndarë gjatë një ceremonie të mbajtur në Ambasadën Gjermane. Duke marrë në konsideratë bursat e shpërndara nga qeveria gjermane, që pas viteve ‘90 janë shpërndarë rreth 4 mijë bursa për shqiptarët.
22 Maj 2009