Pedagogët, qeveria përcakton kritere të reja për vendet e punës
Ikën nga puna kush nuk kualifikohet brenda vitit 2011. Kategoritë e reja të personelit akademik sipas niveleve
Jonida Tashi
Nis reforma për punësimin e pedagogëve të kualifikuar në universitete. Qeveria ka përcaktuar kritere të reja për punësimin e pedagogëve, sipas të cilave personeli akademik, do të riorganizohet me vendet e reja të punës. Kështu, sipas vendimit të qeverisë, personeli akademik, i cili në vitin akademik 2008-2009 nuk do të ketë shkallën e kualifikimit, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim, do të mbajë një vend pune, që i afrohet më shumë kualifikimeve të tij, me detyrimin që, brenda një periudhe 5-vjeçare, nga hyrja në fuqi e Ligjit të Arsimit të Lartë, nr.9741, datë 21.5.2007, të ndryshuar, të kualifikohet, sipas kërkesave të vendit të punës. Personeli akademik, i punësuar aktualisht në universitetet publike të vendit, ka përparësi ndaj kërkesave të kandidatëve të tjerë, në kuotat që miratohen për programe studimi master i nivelit të dytë dhe doktoraturë. Sipas vendimit, universitetet nuk mund të klasifikojnë në kategorinë “Profesorë” dhe “Docentë” anëtarë të personelit akademik, të punësuar në institucion, të cilët nuk përmbushin kriteret përkatëse të kualifikimit, shkencor e pedagogjik të vendit të punës.
Kalimi
Personeli akademik, i punësuar në universitetet publike, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim, përparon në karrierë, mbështetur në kualifikimit dhe në vlerësimet pozitive në punë. Kalimi nga një kategori në një tjetër do të bëhet nëpërmjet një kërkese me shkrim, dhe përkundrejt procedurave të konkurrimit për atë vend pune. Po ashtu edhe kalimi nga një nivel në një tjetër më të lartë, brenda kategorisë, dhe nga një kategori më të ulët në një tjetër më të lartë, të personelit akademik, bëhet kur institucioni ka vend të lirë për këtë nivel dhe kandidati ka kualifikimet e nivelit përkatës dhe ka marrë vlerësim pozitiv për punën e bërë nga këshilli i fakultetit. Këto vlerësime kryhen çdo dy vjet. Në nivelin c/1 “Lektori” apo “Kërkuesi” do të kalojnë anëtarët e personelit akademik, me një diplomë të marrë në studime të thelluara pasuniversitare dhe të ekuivalentuara sipas ligjit të arsimit të lartë. Në nivelin c/1 do të kalojnë edhe anëtarët e personelit akademik, që kanë një diplomë të nivelit të dytë, diplomë të integruar të nivelit të dytë ose një diplomë të studimeve universitare, të modelit të vjetër dhe të ekuivalentuar.
Profesorët
I gjithë personeli akademik me titullin “Profesor”, aktualisht i punësuar në universitetet publike të vendit, gëzon të drejtën e vendit të punës të nivelit a/1. Ndërsa vendet e punës, të zëna nga personeli akademik, që, në ditën e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, kanë arritur moshën 60 vjeç për meshkujt dhe 55 vjeç për femrat, nuk shpallen e rishpallen për konkurrim. Ky personel ka të drejtë ta ruajë vendin e punës deri në daljen në pension, në kategorinë dhe nivelin që do të klasifikohet, në bazë të këtij vendimi, pa zbritur nga paga që ka gëzuar deri në atë çast. Për të tërhequr personel akademik me kualifikimin e nevojshëm, universitetet duhet të shpallin, para fillimit të çdo viti akademik, të gjitha vendet e punës, të zëna nga personeli akademik, i punësuar me kontratë të përkohshme, por që nuk përmbush kriteret përkatëse të kualifikimit, shkencor, pedagogjik, të vendit të punës. Vendet e lira të punës, në universitete, duhet të shpallen në muajin qershor të çdo viti. Me prioritet për tu punësuar në universitetet publike të vendit do të jenë edhe përfituesit nga programi “Brain Gain”. Ndërkohë që të njëjta rregulla duhet të zbatohen edhe nga universitetet private për punësimin e pedagogëve.
Kategoritë reja të personelit akademik
Kategoritë e personelit akademik ndahen në nivele, të cilat emërtohen e renditen sipas përcaktimeve të këtij vendimi. Ndarja në nivele bëhet për shpërndarjen e personelit akademik në institucionet e arsimit të lartë, sipas vendeve të punës, që ka çdo njësi, mbështetur në veprimtarinë, që do të zhvillojë dhe kualifikimin e kërkuar.
Kategoria “Profesor”
Kategoria “Profesor” përfshin personelin akademik, i cili është titullar lëndësh ose modulesh e udhëheqës i veprimtarisë së kërkimit shkencor, përkatësisht, nga nivelet a/1 “Profesori” dhe a/2 “Profesori i asociuar”.
Niveli a/1 “Profesori”:
I cili është titullar i disiplinave/moduleve, në programe studimi, kryesisht të ciklit të dytë e të tretë, dhe i komisioneve të provimeve, në të gjitha ciklet e studimeve, udhëheq studentët në përgatitjen e tezave të diplomave, në të gjitha ciklet e studimeve, detajon hartimin e dokumentacioneve kryesore, shkollore dhe kurrikulare; Drejton veprimtarinë e kërkimit dhe transferimit të teknologjive, drejton grupin kërkimor, udhëheq tezat e doktoraturës, për përgatitjen e kërkuesve të rinj etj; Merr pjesë aktive në drejtimin dhe zhvillimin e institucionit të arsimit të lartë e të njësive të tij, si dhe jep ndihmesë profesionale, për çështjet e arsimit e të shkencës, në shkallë vendi. Niveli a/1 kërkon personel akademik, me titullin “Akademik” ose “Profesor”, i cili e ushtron veprimtarinë mësimore e kërkuese në institucionet e arsimit të lartë.
Niveli a/2 “Profesori i asociuar”:
I cili është titullar i disiplinave/moduleve e i komisioneve të provimeve, në të gjitha ciklet e studimeve, udhëheq studentët në përgatitjen e tezave të diplomave të studimeve, të ciklit të parë dhe të dytë, merr pjesë në hartimin e dokumentacioneve kryesore, shkollore e kurrikulare, dhe në drejtimin e procesit mësimor; Kryen veprimtari të pavarura të kërkimit shkencor, të zhvillimit dhe të transferimit të teknologjive e njohurive dhe jep ndihmesën e vet në përgatitjen e kërkuesve etj; Mund të jetë edhe udhëheqës i tezave të doktoratës, kur këshilli i profesorëve të fakultetit jep pëlqimin, mbështetur në veprimtarinë e akademike të udhëheqësit dhe në natyrën e temës së disertacionit të doktoratës, që propozohet; Merr pjesë në drejtimin dhe zhvillimin e institucioneve të arsimit të lartë dhe të njësive të tij, si dhe ofron ndihmesë profesionale, për çështjet e arsimit dhe shkencës, në shkallë vendi etj. Niveli a/2 kërkon personel akademik, me titullin “Profesor i asociuar”, i cili e ushtron veprimtarinë mësimore e kërkuese në institucionet e arsimit të lartë. Personeli akademik, me titullin “Profesor emeritus”, përbëhet nga personel akademik, i dalë në pension, me kontribute të spikatura në mësimdhënie, kërkim apo në shërbim të institucionit dhe që e ka fituar këtë titull, në përputhje me përcaktimet e tjera nënligjore. Ky personel ftohet në institucionet e arsimit të lartë për elemente të veçanta të veprimtarisë, të përmendura më sipër, si detyra e nivelit a/1 dhe a/2.
Kategoria “Docentë”
Kategoria “Docentë” përfshin personelin akademik, që zhvillon, kryesisht, veprimtari mësimore dhe ka titullin “Docent” ose gradën shkencore “Doktor”. Kjo kategori përbëhet, përkatësisht, nga nivelet b/1 “Docenti”, b/2 “Lektori i parë”/”Kërkuesi i parë”.
Niveli b/1 “Docenti” kryen këto veprimtari:
Jep mësim, në mënyrë të pavarur, në të gjitha programet e studimit, të ciklit të parë dhe të dytë, si dhe, nën drejtimin e personelit akademik, të nivelit a/1 e a/2, në programet e studimit të ciklit të tretë. Ai mund të jetë anëtar në komisionet e provimeve, në të gjitha ciklet e studimeve, si dhe udhëheqës i studentëve në përgatitjen e tezave të diplomave, të ciklit të parë dhe të dytë të studimeve; Harton programe mësimore të studimit të ciklit të parë, merr pjesë në hartimin e programeve mësimore studimi të ciklit të dytë e të tretë dhe për zhvillimin e teknikave e të teknologjive të reja në mësimdhënie etj; Merr pjesë në programe kërkimi, zhvillimi dhe transferimi të teknologjive e njohurive, në botime profesionale dhe të mësimdhënies etj; Merr pjesë në drejtimin dhe zhvillimin e institucioneve të arsimit të lartë e të njësive të tij në udhëheqje e këshillim karriere për grupe studentësh etj;
Niveli b/1 kërkon personel akademik me titullin “Docent”, që ushtron veprimtarinë në institucionet e arsimit të lartë.
Niveli b/2 “Lektori i parë”/”Kërkuesi i parë” kryen këto veprimtari:
Jep mësim, në mënyrë të pavarur, në programe të studimit, të ciklit të parë dhe të dytë, harton dokumentacionet e programeve të studimit e të programeve disiplinore. Merr pjesë në programe e projekte kërkimore, të zhvillimit dhe të transferimi të teknologjive, në kërkim të pavarur, në botime shkencore dhe profesionale etj; Merr pjesë në drejtimin dhe zhvillimin e institucioneve të arsimit të lartë e të njësive të tij në tutorët e këshillim karriere, për grupe studentësh etj; Niveli b/2 kërkon personel akademik, me gradën shkencore “Doktor”, që e ushtron veprimtarinë në fakultete, dhe quhet “Lektor i parë” ose në institute e qendra kërkimi dhe zhvillimi, që quhet “Kërkues i parë”. Ky nivel zbatohet edhe për personelin akademik, të punësuar në drejtimet e studimeve universitare, në fushën e shëndetësisë, i cili ka kryer studimet specializuese afatgjata dhe ka, së paku, 2 vjet përvojë pune si specialist në fushën përkatëse.
Kategoria “Lektorë”
Kategoria “Lektorë” për bëhet nga niveli: c/1 “Lektori”/”Kërkuesi”, i cili kryen këto veprimtari: Jep mësim në programe të studimit universitar të ciklit të parë dhe në programe të studimit jouniversitar, merr pjesë në hartimin e dokumentacioneve kurrikulare të programeve të studimit të ciklit të parë, nën drejtimin e personelit akademik, të niveleve a/1, a/2, dhe/ose b/1, b/2, si dhe në procese të tjera, të cilat përputhen me formimin e tij etj; Jep mësim nën drejtimin e personelit akademik, së paku, të një kategorie mbi të, në programet e studimit në ciklin e dytë (DND) ose, në mënyrë të pavarur, në master i nivelit të parë (MNP); Merr pjesë në projektet kërkimore të institucionit, në programet rajonale të zhvillimit dhe transferimit të teknologjive etj; Merr pjesë në komisione provimesh, në monitorime, tutorët dhe këshillim karriere, për studentë e grupe studentësh etj. Niveli c/1 e ushtron veprimtarinë në fakultete dhe quhet “Lektor” ose në institute e qendra kërkimi dhe zhvillimi, dhe quhet “Kërkues”. Universitetet mund të punësojnë edhe studentë, që janë në procesin e kryerjes së studimeve të doktoratës e të përgatitjes së disertacionit, për gradën shkencore “Doktor”, për të mbështetur profesorin udhëheqës të disertacionit në procesin mësimor. Kjo kategori nuk mund të vlerësohet personel akademik i brendshëm i institucionit. Ngarkesa mësimore e këtyre studentëve duhet të jetë jo më shumë se 25 për qind e asaj të përcaktuar për nivelin e lektorit, me qëllim që të mos ta pengojë atë në përgatitjen e disertacionit.
22 Maj 2009