E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermania, alarmi "Shvajni", në dyshim ndaj Italisë

GJERMANI- Alarm për Bastian Shvajnstajger në kampin e Gjermanisë. Mesfushori bavarez është në dyshim për gjysmëfinalen e kampionatit europian ndaj Italisë, në program ditën e enjte në Varshavë. 

Vetë futbollisti ka rrëfyer gjithçka gjatë një interviste, ku është shprehur se nuk është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi në kavilje që pësoi në muajin shkurt. "Ndershmërisht, kavilja më shqetëson shumë, - tha ai. - Nuk është shëruar plotësisht. Para Greqisë nuk arrija të merrja pjesë as në stërvitje. Gabova shumë pasime dhe zakonisht një gjë e tillë nuk më ndodh", shtoi Shvajni. Mesfushori gjithsesi është shprehur se nuk ka ndërmend të heqë dorë në këto momente. "Mungojnë edhe dy ndeshje, do luftoj për të qenë në fushë", tha ai.
(m.a/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›