Voskopoja çel turizmin, me infrastrukturë të shkatërruar
KORÇE- Voskopoja, komuna që mbart shumë resurse natyrore, ka çelur dje sezonin turistik me rrugë të shkatërruara. Gropa gjigande dhe re të mëdha tymi, është panorama që të ofron në disa segmente rrugorë Voskopoja. Janë së paku 7 km rrugë në tërësisht të amortizuara.
Gjendja aktuale pranohet edhe nga kreu i komunës Nexhip Bacelli ku sipas të cilit këtë vit synohet një dyfishim i numrit të turistëve pasi janë shtuar shpresat për përmirësimin e infrastrukturës rrugore. Tashmë, Voskopoja si zonë turistike me një potencial shërbimi model me hotele e restorante ka të gjitha mundësitë për të zhvilluar turizmin, ndërkohë që sfida e këtij sezoni turistik lidhet padyshim me rikonstruksionin e rrugëve.
“Ka probleme të mëdha në infrastrukturë, por kemi një dritë jeshile për çeljen e fondeve dhe kjo zonë si më e frekuentuara në rajonin juglindor do të sillte padyshim një trefish të turistëve. Kemi projekte dhe jemi në pritje të fondeve”, - tha Bacelli. Në kushte të tilla sezoni turistik për këtë zonë nuk duket premtues.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)