E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haiti, 4 të vdekur pas eliminimit të Brazilit

Tragjeditë

Nëse nga këndvështrimi sportiv eliminimi i Brazilit u cilësua një dramë kombëtare, dështimi i “seleçaos” në çerekfinalet e Kupës së Botës 2010 ka shkaktuar një sërë episodesh dramatike. Në Haiti, katër persona humbën jetën pas disfatës 2-1 të amerikanojugorëve me Holandën. Sipas mediave lokale, dy të rinj, tifozë të përfaqësueses verdhjeshile, kanë vrarë veten duke u hedhur poshtë makinave. Një person i tretë humbi jetën për shkak të një infarkti, ndërsa i fundit vdiq pasi u godit me thikë gjatë disa përleshjeve që shpërthyen në kryeqytetin Port-au-Princ.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›