Gjermania dërgon mjete të blinduara, në Veri të Kosovës

Bundestagu gjerman ka dërguar në Kosovë dy automjete të blinduara, të cilat do të ndihmojnë për heqjen e barrikadave, që serbët kanë vënë në rrugë. Po ashtu janë paralajmëruar që në fillim të muajit tetorit, të sillen edhe disa automjete të blinduara të tjera.
Qëllimi i këtyre përforcimeve është që të kontribuohet në përmirësimin e aftësive për të kontrolluar masat, për të qenë të gatshëm për dhunë, apo largimin e barrikadave.
Më herët, mediat kosovare, raportuan se në veri të Mitrovicës janë dëgjuar të shtëna nga armë zjarri. Forcat e sigurisë menjëherë kanë shtuar prezencën e tyre mbi urën kryesore mbi lumen Ibër, ndërkohë që vërehen disa automjete KFOR-it, të cilat kanë kaluar në pjesën veriore nga ana e Suhadollit. Të shtënat janë dëgjuar nga ndërtesat në pjesën veriore të Mitrovicës.