Tahiri: Dialogu do vazhdojë në Bruksel, më 27 dhe 28 shtator

Pavarësisht situatës së krijuar ditët e fundit në veri të Kosovës, dialogu mes Serbisë do të vazhdojë. Konfirmimi ka ardhur nga shefja e delegacionit kosovar në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, e cila ka deklaruar se më 27 dhe 28 shtator do të vazhdojë dialogu në Bruksel.
Temat që do të diskutohen sipas Tahirit janë telekomunikacioni dhe energjia. Ndër të tjera, Tahiri ka deklaruar se në këtë raund do të diskutohet edhe bashkëpunimi rajonal. Në temat e radhës ajo ka thënë se pritet të jetë edhe transporti hekurudhor.