E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto Te forcohen me tej lidhjet dhe bashkepunimi rme rajonin

Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto është takuar me ministrin e jashtëm të Serbisë Vuk Jeremiç gjatë pjesëmarrjes në Samitin i Nismës së Evropës Qendrore (CEI) e cila u mbajt në Beograd.

Bashkëpunimi ekonomik midis dy vendeve dhe afrimi i komuniteteve të biznesit ishte një nga temat që u identifikua nga bashkëbiseduesit si një drejtim i rëndësishëm i bashkëpunimit në të ardhmen.

Në këtë drejtim, tha Haxhinasto, do të ishte me mjaft interes mbajtja e një forumi të përbashkët të biznesit, gjatë të cilit komunitetet e biznesit të dy vendeve do të forconin më tej lidhjet dhe bashkëpunimin, si dhe do të identifikonin fushat me interes të ndërsjellë.

Ministri i Punëve të Jashtme, Haxhinasto pati një takim edhe me Presidentin e BERZh, Thomas Mirou. Haxhinasto vlerësoi angazhimin e BERZh-it në Shqipëri dhe theksoi se bashkëpunimi shumë i mirë ka bërë që implementimi i projekteve të ecë në ritmet e duhura.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›