E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania dhe Franca kerkojne rrugen e duhur

Takimi i nivelit te larte te se merkures 26.10. nuk do te jete i fundit i cili do te merret me shpetimin e shteteve te mbytura ne borxhe te bankave dhe sistemeve financiare te kalbura. Vetem duke bere hapa te vegjel mund te perballohet kriza beson kancelarja Angela Merkel. Per kursin e saj me ngurrime ajo kritikohet shpesh edhe nga koleget evropiane por Merkeli e di se i duhet te mbaje pergjegjesi per vendime me pasoja te renda te cilat do ti japin pamjen Evropes per vite nese jo per dekada te tera.

Ajo dhe shume politikane te tjere te larte te BE e kane te veshtire te kuptojne ate qe u duhet te vendosin dhe qe te perzgjedhin keshillat ne kundershtim me njera-tjetren te eksperteve. Prandaj edhe konsultat e BE jane per momentin kaotike sic nuk kane qene kurre me pare. Problemi baze i shteteve anetare te Euros eshte qe te dyja vendet me te rendesishme Gjermania dhe Franca edhe pas takimit maratone te nivelit te larte ne fundjave nuk jane te te njejtit mendim se si mund te luftohen njekohesisht kriza bankare kriza e borxheve dhe kriza e besimit.

Kush do te fitoje

Kancelarja nuk eshte e gatshme qe te fundose edhe me shume taksa gjermane tek Greqia dhe te shtete te tjera ne veshtiresi financiare. Ajo nuk eshte e gatshme qe ta zgjidhe krizen e sigurimit te parave permes Bankes Qendrore Evropiane. Frika per nje inflacion eventual eshte shume e madhe ne Gjermani. Presidenti francez Nicolas Sarkozy thote se Franca nuk mund ta perballoje me qe ti shpetoje vete bankat e saj dhe te shpenzoje me shume para per shtete te tjera. Edhe ngritja e shumes se fondit te shpetimit te euros EFSF ne nje bilion euro nuk do te jete ne gjendje ti binde investoret qe te blejne borxhe te tjera evropiane mendojne francezet.

Prandaj Franca deshiron ta binde Banken Qendrore Evropiane qe te vere ne dispozicion nje shume te pakufizuar parash. Kjo do te kushtonte ne fund me pak se sa mbushja e vazhdueshme e fondeve te reja llogarisin ekspertert franceze. Nje falje e gjere e borxheve Greqise do te kishte pasoja te pallogaritshme per shtete te tjera ne veshtiresi financiare si Spanja Italia dhe ne fund edhe Franca mendojne ne Paris. Meqenese per momentin asnjeri nga kampet nuk del fitimtar negociatat jane shume te ashpra.

Nje zgjidhje tranzitore

Te merkuren 26.10. ne pjesen e dyte te takimit te nivelit te larte pritet te rezultoje ndoshta nje kompromis i trefishte i cili nuk do te sjelle zgjidhje perfundimtare por qe do te bleje serish disa muaj kohe per Greqine mund te bihet dakord per nje fjalje te pjesshme te borxheve nje falje te vogel per nevojat qe ka Greqia por qe i ruan bankat franceze. Kapitali vetjak i bankave do te ngrihet ne ate mase sa ato te mbijetojne shume- shume nje falimentim grek por jo nje falimentim italian. Fondi i shpetimit EFSF do te fryhet por jo ne ate mase sa te rivendose besimin e investuesve ne te gjithe boten per zonen e euros. Vendimi parimor nese do te ndiqet receta franceze apo receta gjermane do te shtyhet.

Autor Bernd Riegert

Redaktoi  Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›