E Diel, 1 Nëntor 2026

Terheqja nga Afganistani nuk do te jete e shpejte

Pak jave para Konferences se Bonit per Afganistanin nuk ka shenja qe tregojne se kur do te terhiqen ushtaret e pare gjermane nga Afganistani. Nje reduktim i tepert i kontigjentit ne shenje te simbolikes politike ndalohet njejte sikur braktisja e parakohshme e aftesive te rendesishme tha ministri gjerman i Mbrojtjes Thomas de Maiziere CDU te marten 25.10. ne konferencen prestigjioze te sigurise te organizuar nga Handelsblatt ne Berlin. Sipas parashikimit te tij Bundeswehri ne Afganistan do te jete i pranishem edhe pas vitit  2014 megjithese jo me trupa luftarake.

Nje terheqje e ngadalshme

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ministri gjerman i Mbrojtjes Thomas de Maiziere ne Afganistan

Mandati i tanishem i cili parashikon stacionimin e me se shumti 5350 ushtareve te Bundeswehr-it ne Afganistan pothuajse eshte shfrytezuar ne maksimum. Ne bisedimet e ardhshme per zgjatjen e mandatit qe do te zhvillohen ne shkurt te vitit 2012 do te rinegociohet per kufirin maksimal. Edhe pse trajnimi i forcave afgane te sigurise po shkon sipas planit de Maizire nuk e ka ndermend qe deri ne fund te ketij viti te filloje me reduktimin e trupave. Ne nuk guxojme te rrezikojme kalimin e pergjegjesive dhe sigurine e ushtareve tane thote ai.  Per dallim ministri i Jashtem Guido Westerwelle FDP ka kohe qe angazhohet qe terheqja te filloje gjate ketij viti.

Eksperti socialdemokrat SPD per politiken e jashtme Gernot Erler kritikoi deklaratat e ministrit te Mbrojtjes. Sipas tij terheqja e 500 nga 5000 ushtaret sa aktualisht jane ne Afganistan eshte e mundur te behet gjate ketij viti. Gjithashtu edhe SHBA do te filloje qysh ne vitin 2011 me terheqjen e trupave te saj nga Afganistani sqaron Erler dhe paralelisht me ata edhe Bundeswehri duhet te zvogeloje kontigjentin e saj.

Standarde te reja per misionet jashte shtetit

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Trupa te Bundesverit ne stervitje

Misionet jashte vendit  ne te ardhmen do te jene nder detyrat me te rendesishme te Bundeswehr-it por do te caktohen standarde me te forta. Ne nderhyjme aktualisht per ceshtje politike te cilat nuk jane detyra thelbesore te Bundeswehr-it tha Thomas de Maizire. Ne misionet e ardhshme Bundeswehr-i nuk do te heqe barrikadat e rrugeve ne Kosove apo te hape puse uji ne Afganistan. Nepermjet detyrave te tilla krijohet nje imazh i shtremberuar per forcat e armatosura Ju mund te hapni shume mire puse uji por ne jemi shume te befasuar qe ju duhet te luftoni. Ky eshte nje kthim mbrapsht i marredhenieve  tha ministri gjerman i Mbrojtjes.

Ne te ardhmen ministrite e tjera duhet te marrin persiper me shume pergjegjesi kerkoi de Maizire. Edhe pse eshte e pamundur te behet dallimi strikt ne mes te misionit humanitar dhe luftarak. Megjithate koncepti i provuar i rrjetit te sigurise ne Afganistan nuk do te thote qe pjesa me e madhe e detyrave te shkarkohet tek Bundeswehri.  

Autor Nina Werkhuser/Esat Ahmeti

Redaktoi Angjelina Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›