E Diel, 1 Nëntor 2026

Ofensive sharmante - Presidenti serb Tadiq kerkon ne Berlin pranimin ne BE

Nuk ishte rastesi qe presidenti i Serbise Boris Tadiq prezantoi idete e tij per nje bashkejetese paqesore ne Ballkan ne fondacionin Friedrich-Ebert. Sepse ketu ai ndjehet ne mesin e miqve sic theksoi disa here presidenti dhe kujtoi se e ka vleresuar angazhimin e fondacionit ne Serbi qe ne kohen kur ka qene politikan i opozites.

Thirrja per pajtimin ndermjet ish paleve ne konflikt ne Ballkan pershkoi si nje fill i kuq te gjithe fjalen e tij. bdquoPajtimi eshte detyrimi yne per brezat e ardhshem tha presidenti. Me dorezimin e kriminelit serb te luftes Ratko Mladiq Serbia ka dhene nje kontribut te rendesishem ne kete drejtim. Edhe krimineli i luftes Goran Hagjiq do te dorezohet.

Vitet e fundit Tadiqi ka bere shpesh gjeste pajtimi ndaj fqinjeve te tij Nder te tjera ai inicioi ne mars te 2010-es nje deklarate per Srebrenicen ne parlamentin serb ne te cilin u denuan krimet ndaj muslimaneve te Bosnjes ne vitin 1995. Tani presidenti serb pret qe edhe palet e tjera nderluftuese te dorezojne kriminelet e dyshuar te luftes. bdquoAskush nuk duhet te ngrihet mbi ligjin dhe te gjithe kriminelet duhet te dorezohen kerkoi ai dhe lidhur me akuzat e ngritura nga Keshilli i Evropes per trafikimin e dyshuar me organe ne Kosove tha se pret qe Keshilli i Sigurimit te OKB-se te urdheroje nje hetim te pavarur qe te shqyrtoje akuzat.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Boris Tadiq duke perkujtuar Srebrenicen

Dorezimi i Mladiqit nuk ka qene llogari politike

Tadiq kundershtoi me force se dorezimi i Ratko Mladiqit ne tribunalin e krimeve te luftes ka qene nje llogari politike per te avancuar pranimin e Serbise ne BE. Serbia e ka mbajtur fjalen tashti e ka rradhen BE te mbaje premtimin per nje perspektive te vertete anetaresimi. Tadiq beri te qarte se Serbia nuk e sheh veten si aplikuese qe duhet trajtuar me doreza. BE duhet ta mbaje fjalen e vet dhe te vleresoje perpjekjet e Serbise ne luften kunder korrupsionit dhe kriminalitetit te organizuar si dhe perpjekjet per reforma ekonomike dhe politike. Ai i kupton shqetesimet e kundershtareve te zgjerimit ne BE por eshte ne interesin e bashkesise qe ti mbaje premtimet. Sepse ne qofte se pengohen perpjekjet e integrimit ne Balkan kjo mund te shkaktoje tensione te reja ne rajon paralajmeroi presidenti serb.

Kufinjte nuk duhen ndryshuar

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Boris Tadiq me te ngarkuaren e BE per Punet e Jashtme Kathrin Ashton ne Bruksel

Tadiq theksoi se Serbia eshte nje vend kyc ne rajon dhe ka ndikim stabilizues tek fqinjet. Ne lidhje me tendencat per shkeputje te republikes Srpska ne Bosnje-Hercegovine te populluar kryesisht nga serbe ai theksoi se qeveria e tij eshte kunder cdo ndryshimi te kufijve ekzistues dhe mbeshtet nje Bosnje-Hercegovine unike. As Shqiperia e madhe dhe as Serbia ne madhe nuk vijne ne konsiderate.

Njohjen e pavaresise se Kosoves Tadiq e perjashtoi kategorikisht po iu referua dialogut ne vazhdim ndermjet Beogradit dhe Kosoves qe drejtohet aktualisht nga BE ne Bruksel. Ai perfshin zgjidhjen e problemeve te rendesishme te perditshme si liria e levizjes dhe telekomunikacioni. Por ai e ka te qarte se duhet gjetur nje zgjidhje e qendrueshme per te dy shtetet. Nje shembull eshte marreveshja gjermano-gjermane e vitit 1972 e cila u mundesoi atehere te dy shteteve anetaresimin ne OKB.

Presidenti serb u tregua optimist Pasi pranimi i Kroacise ne BE eshte praktikisht nje ceshtje e mbyllur as Serbia nuk do te duhet te prese gjate. Afro pese vjet do te zgjase derisa Serbia te mund te behet anetare. Gjermania shpreson ai do ta mbeshtese Serbine politikisht ne kete rruge.

Autor Verica Spasovska / Angjelina Verbica

Redaktoi Esat Ahmeti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›