E Shtunë, 31 Tetor 2026

Talent i gjithanshem - Shefja e re e FMN-se

Christine Lagarde ka arritur edhe nje tjeter sukses Juristja 55-vjecare eshte bindese kudo qe ndodhet. Gruaja me floke te thinjur me buzeqeshjen e perzemert nuk bie ne sy vetem nga trupi i gjate 1.80m. Ne France ajo konsiderohet prej kohesh misherimi i kompetences ekonomike. Fitoren e saj ne konkursin per postin e larte te FMN-se ish notarja ne stilin e sinkronizuar te notit ia dedikon energjise dhe forces se saj.

Kur eshte e veshtire kur keni kohe te keqija atehere ju duhet ta provoni perseri te sterviteni dhe te hidheni ne uje perseri. Keshtu e kam bere edhe ne jeten time.

Politikania me veshje elegante qe duket gjithmone e ekuilibruar eshte e pelqyer tek francezet Ajo eshte personi me i mirepritur ne kampin konservator. Edhe tek koleget e saj ministrja e Ekonomise dhe e Financave gezon reputacion te larte. Posti i shefit te FMN eshte sikur te ishte krijuar per te thote kolegu i saj minister Jean-Louis Borloo.

Ajo i ka te gjitha cilesite dhe aftesite per ta ushtruar kete detyre.

Ne FMN ajo do te jete gruaja e pare ne kete post por Christine Lagarde eshte mesuar qe te hyje ne sferat e dominuara nga meshkujt. Me emerimin e saj ne vitin 2007 ajo ishte e para grua ministre e financave ne vendin e saj. Edhe me pare ne vitin 1999 Lagarde kishte patur nje rol ne avangarde e para grua qe drejtonte nje zyre avokatie amerikane me me shume se 2.000 te punesuar. Ne ate kohe nje revolucion i vogel ne nje profesion burrash.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Christine Lagarde - negociatore e sjellshme por e forte.Keto menyra funksionimi jane ne zhdukje e siper tha Lagarde para 12 vjetesh. Bota e neserme shpresoj se do ti refuzoje keto parime macosh.

Gjate viteve te saj ne Cikago Lagarde dy here e divorcuar nene e dy djemve jo vetem qe ka mesuar nje anglishte pa theks qe i bente koleget e saj franceze te zverdheshin nga inati. Lagarde ka krijuar edhe kontakte te rendesishme ne sektorin e biznesit dhe eshte bere nje negociatore e sjellshme por e forte. Kete e pohoi edhe shefi i saj Nikolas Sarkozy. Lagarde gezon kudo nje reputacion te larte.

E gjithe bota mendon se Christine Lagarde eshte nje grua e forte. Ajo mund te jete nje drejtore shume e mire.

Lagarde qe perfaqeson nje politike liberale ekonomike ka bere te ditur tashme se do te vazhdoje reformat e paraardhesit te tij Dominique Strauss-Kahn per ti dhene me shume peshe ekonomive ne zhvillim duke krijuar edhe nje qendrese te perbashket. Kryetarja e re do te angazhohet edhe per me shume gra ne pozitat drejtuese.

Ne interviste para Komitetit Ekzekutiv te FMN te 24 anetaret e bordit qe ishin te ulur perballe meje ishin burra. Nuk kishte asnje grua. Kam menduar se eshte mire qe gjerat te ndryshojne pak ...

Cdo gje flet per ate qe Lagarde do te shkoje se shpejti ne Uashington. Por nje hetim per abuzim te pushtetit mund ta pengonte. Ministrja thuhet se vite me pare ka ndikuar ne pagimin e kompensimit ne favor te sipermarresit skandaloz Bernard Tapie. Gjykata e Republikes po e shqyrton rastin dhe do te vendose per te me 8 korrik. Hetimet kane filluar Christine Lagarde duhet te deshmoje se eshte ne gjendje te binde edhe gjykates.

Autor Anne-Christine Heckmann/ Ina Verbica

Redaktoi Auron Dodi

Angelina Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›