Gjermania do ndihmoje Perkrahim civilet libiane ne krize

Ushtarët gjermanë do të ndihmojnë përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar në lidhje me krizën humanitare në Libi. Ministri i jashtëm gjerman, Guido Westerwelle tha se edhe pse Gjermania nuk votoi aksionin ushtarak në Kombet e Bashkuara, muajin e kaluar, ajo do të ndihmojë përpjekjet për shmangien e vuajtjeve mes civilëve. Gjithsesi, Westerwelle ka konfirmuar edhe një herë se qeveria gjermane nuk do të marrë pjesë në misionin ushtarak në Libi, por vetëm do të japë mbështetje mjekësore apo për mbrojtjen e refugjatëve.