Ndotja e bregdetit Mediu Duhen nderhyrje emergjente

Vija bregdetare vazhdon të jetë e ndotur dhe këto probleme kërkojnë ndërhyrje emergjente. Kjo ka qenë deklarata e ministrit të Mjedisit, Fatmir Mediu gjatë një konference në prag të çeljes së sezonit turistik për vitin 2011.
Mbetjet, ujërat e zeza janë disa nga problemet, tha kreu i mjedisit, i cili krahas premtimit për ndërhyrje, ka kërkuar bashkëpunim nga autoritetet lokale. Ndërkohë, ka paralajmëruar se të gjitha subjektet që shkelin rregullat higjeno-sanitare, do të mbyllen.
“Vija bregdetare e Shqipërisë, nga Velipoja deri në Sarandë ka një problem të madh, plazhet janë të papastruara. Problematika është shumë e madhe në derdhjet e lumenjve e në zonat përreth tyre, pasi bashkitë e komunat i hedhin mbetjet urbane në këto zona. Probleme jo të vogla hasen në organizimin dhee grumbullimin e mbetjeve urbane në rrethet e Kavajës e Rrogozhinës”- tha ministri Mediu.
Probleme që duhet të shmangen gjatë sezonit turistik janë dhe ndotja akustike, apo varrezat e makinave, për të cilat ka disa projekte që pritet të zbatohen në muajt në vazhdim. Në këtë konferencë ka marrë pjesë edhe ministri i Shëndetsisë, Petrit Vasili i cili ka premtuar mbështetje maksinale në reduktimin e këtyre problemeve.
Edlira Sulejmani