E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gardianet ne proteste. Kerkojne rritje rroge dhe kontrata pune

Nje “tufe” me kerkesa i kane parashtruar ne distance punonjesit e policise se burgjeve, drejtorit te tyre Gazmend Dibra, ne nje proteste te zhvilluar perpara Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve. Rritje page ne masen 15 %, trajtim ushqimor, uniforma te reja, kontrata pune, kerkuan punonejsit e policise se burgjeve.

“Zoti drejtor i përgjithshëm! Punonjësit e policisë së burgjeve nuk kanë kontratë të përgjithshme kolektive, nuk kanë kontratë pune. Zoti drejtor I përgjithshëm! Ky është vetëm fillimi. Herën tjetër do të jemi me qindra dhe me mijra. Kërkesat tona janë për uniformë. Kemi tre vjet që nuk mbajmë uniformë. Kërkesat janë: pensione për familjet e policëve, rritje të pagës për punonjësit e policisë së burgjeve, të jepet vjetërsia sepse padrejtëisht u është hequr vjetërsia, të marrin dy grada për një funksion, të mos jepen masa disiplinore në mënyrë kolektive. Ka ikur koha e persekutimit komunist” tha Valentin Maci, krytari i Sindikatës së Shërbimeve Policore.

Ata e kane paralajmeruar drejtorin Dibra se protesa te ngjashme do te shtrihen ne te gjitha institucionet e vuajtjes se denimit ne vend, nese nuk do t’i jepet zgjidhje kerkesave te tyre. Sebashku me familjaret, madje dhe me femijet, ata jane përpjekur per te terhequr vemendjen e shtetit dhe per te sensibilizuar sado pak per problemet e tyre.

Denada Shkodrani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›