Fërshëllehet Romney

Në fjalimin që mbajti në kuvendin vjetor të kësaj organizate në Houston të Teksasit, Romney tha se politikat dhe udhëheqja e tij do të ndihmojnë familjet e pakicave më shumë se sa ka bërë Presidenti Obama.
Por të pranishmit e pritën Romneyn me fishkëllima, kur ai deklaroi se do të eliminojë planin e presidentit Obama për kujdesin shëndetësor, të quajtur “Obamacare”.
Atë e fishkëllyen edhe dy herë të tjera kur deklaroi se Obama nuk arriti të krijojë vende të reja pune gjatë mandatit presidencial dhe kur premtoi se do ta përmirësonte gjendjen për komunitetin afrikano-amerikan.
Romney e përdori fjalimin për të nxjerrë në pah pabarazitë me të cilat ende përballen afrikano-amerikanët, si norma e papunësisë prej 14.4 për qind, shumë më e lartë se sa mesatarja e vendit prej 8.2 për qind.