Defoe kthehet në shtëpi

Federata Angleze e Futbollit (FA) ka njoftuar se sulmuesi Jermain Defoe është kthyer në Angli, pas vdekjes së babait të tij.
Defoe, 29 vjeç, është rikthyer në vendlindjen e tij nga Polonia, kurse selektori Roy Hodgson nuk do të ftojë zëvendësim për të.
FA nëpërmjet një komunikate njoftoi se sulmuesi do t’i bashkohet skuadrës “më vonë”. Anglia nis fushatën e saj në Euro 2012 me ndeshjen kundër Francës të hënën. Anglia ka humbur një numër të madh futbollistësh, përfshirë mesfushorin Frank Lampard dhe mbrojtësin Gary Cahill, por për shkak të lëndimeve.