BSH-ja mban të pandryshuar normë bazë të interesit

Pas dy uljeve të njëpasnjëshme, Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mos ndryshojë normën e interesit, duke e lënë atë në nivelin 4. 25 % të caktuar një muaj më parë.
Gjatë raportimit të përmuajshëm, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, deklaroi se viti 2012-të do jetë nën ndikimin e faktorëve ekonomike botërore, çka do të bëjë që zhvillimi ekonomik në Shqipëri të vazhdojë të jetë nën potencial.
Guvernatori tha se Shqipëria i ka të gjitha kushtet për të krijuar rritje të qendrueshme ekonomike.
Sipas BSh-së, në tremujorin e parë të 2012-tës u thellua borxhi public, për shkak te tkurrjes se shkëmbimeve tregtare si dhe reduktimit të importeve dhe eksporteve.