E Diel, 1 Nëntor 2026

Petroviç: Për veriun, zbatim i “Ahtisaarit” dhe krijimi i komunës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petroviç priti sot në takim drejtorin e Departamentin e Shtetit për zhvillimin e politikave rajonale në SHBA , Raffi Gregorian.

“ Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleat i fuqishëm i mbështetjes së proceseve të rëndësishme për Kosovën, andaj ne besojmë se bashkë me SHBA-të dhe bashkësinë ndërkombëtare çështja e Veriut të zgjidhet sa më parë” tha zëvendëskryeministri Slobodan Petroviç.

Duke folur për veprimet që kanë ndërmarrë institucionet e Kosovës në raport me stabilizimin e situatës në veri, Petroviç u shpreh se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara dhe kanë krijuar mekanizma që ofrojnë jetë të barabartë për të gjithë qytetarët pa dallime.

“Qeveria e Kosovës, në veri ka hapur zyra që ofrojnë shërbime për qytetarët, kemi ndihmuar 425 familje ne veri, por kjo nuk mjafton, qytetarët e veriut kanë nevojë për qetësi dhe jetë më të mirë që premton ardhmëri për gjeneratat e reja” theksoi Petroviç.

Më tej ai tha se zgjidhja më e mirë për veriun është zbatimi i Pakos Ahtisaari dhe krijimi i komunës veriore, që u garanton qytetarëve të drejta të plota, si në organizmin e jetës së tyre ashtu edhe në zgjedhjen e lidershipit që do t`i udhëheqë ata.

Nga ana tjetër drejtori i Departamentin e Shtetit për zhvillimin e politikave rajonale në SHBA, Raffi Gregorian tha se Shtete e Bashkuara të Amerikës me vëmendje të shtuar e përcjellin situatën në Kosovë dhe se do ta mbështesin Kosovën edhe në proceset e ardhshme e posaçërisht kur bëhet fjale për veriun e Kosovës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›