Kriza në Eurozonë, impakti eko-politik në Shqipëri
Kriza ekonomike në Eurozonë ka ndikuar ekonominë shqiptare, duke ngadalësuar ritmet e zhvillimit të saj.
Ekspertët e thirrur në një seminar të Këshillit shqiptar për marrëdhëniet me jashtë, e shohin përballimin e krizës nga vendi ynë të lidhur drejtpërdrejt me politikën qeveritare.
Nga njëra anë përfaqësuesit e djathë kanë mbrojtur strategjinë e ndjekur nga qeveria, por për të majtët borxhi i lartë publik dëshmon se situata është përkeqësuar.
Për ekpertët përballimi i krizës kërkon së pari ngrirjen e nivelit të borxhit publik, stimulim të kredive dhe hartimin e një strategjie për parandalimin e krizave.