E Diel, 1 Nëntor 2026

“Gjermania do vazhdojë të mbështesë Shqipërinë, në rrugën drejt BE-së”

Ambasadori i Republikës Federale Gjermane në Tiranë Bernd Borchard

TIRANE - Ambasadori i Republikës Federale Gjermane në Tiranë Bernd Borchard, i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit tё impiantit tё trajtimit tё ujёrave tё pёrdorura nё Pogradec, tha se “Pogradeci bёn pjesё nё zonat e rёndёsishme tё bashkёpunimit midis Gjermanisё dhe Shqipёrisё, duke nёnvizuar se arsyeja e kёtij statusi ёshtё se kёtu, bashkёpunimi funksionon shumё mirё dhe suksesi gjeneron sukses”.
Duke e vlerësuar këtë investim si një bashkëpunim ekonomik mes dy vendeve, ambasadori Borchard tha se “Ky projekt i ri ёshtё realizuar nё kontekstin e njё bashkёpunimi tё ngushtё tё politikave pёr zhvillimin ekonomik tё Shqipёrisё. Nё kuadёr tё kёtij bashkёpunimi, Gjermania ka vёnё nё dispozicion tё Shqipёrisё, qё prej vitit 1988, njё shumё tё pёrgjithshme prej mё shumё se 800 milion euro”, tha Ambasadori Borchard. Ambasadori gjerman kujtoi se “Vitin e kaluar, ne patёm mundёsinё tё dyfishonin shumёn qё zakonisht vihet nё dispozicion nё kuadёr tё kёtij bashkёpunimi dhe kjo ёshtё tjetёr dёshmi e faktit se suksesi gjeneron sukses”, tha Borchard.
Ambasadori Gjerman foli për një investim të fundit të qeverisë gjermane, për Shqipërinë, në sektorin e shëndetësisë.
“Javёn e shkuar, kam pasur mundёsi tё jepja miratimin e qeverisё gjermane pёr 1 milion euro tё tjera, nё sektorin e shёndetёsisё”, tha ambasadori Borchard.
Investimet e qeverisë gjermane shtrihen dhe më tej sipas Ambasadorit Borchard, i cili tha se “Javёn e ardhshme, gjё qё mё gёzon veçanёrisht, unё do tё kem mundёsi t’u jap 94 tё rinjve shqiptarё bursa studime dhe kёrkimi shkencor nё Gjermani, shifёr kjo sa dyfishi i asaj qё kemi miratuar nё vitin 2008”.
Gjatë fjalës së tij, ambasadori i Republikës Federale Gjermane në Tiranë Bernd Borchard shpjegoi dhe vëmendjen e madhe që shteti i tij i kushton Shqipërisë, si një factor paqeje dhe stabiliteti në rajon, si dhe dëshirës së mirë për ta mbështetur Shqipërinë për një integrim sa më të shpejtë në BE. Ambasadori Borchard argumentoi se vëmendja e madhe që Gjermania ka ndaj Shqipërisë tregon dy gjёra, “Sё pari, rёndёsinё qё i kushtojmё Shqipёrisё si pol tё stabilitetit nё tё gjithё rajonin dhe gjithashtu, dёshirёn dhe vullnetin tonё pёr ta çuar Shqipёrinё sa mё afёr Bashkimit Europian, pёrmes forcimit dhe konsolidimit tё infrastrukturës, arsimimit dhe konsulencёs”.
Duke folur për partneritetin që të dyja vendet gëzojnë, tashmë dhe si anëtare me të drejta të barabarta në NATO, Borchard e shtriu dhe më tej këtë partneritet, duke u shprehur se “Qё prej prillit, ne jemi shtete partnere nё kuadёr tё NATO-s dhe kёtё bashkёpunim, ne duam ta shfrytёzojmё qё tё arrijmё sa mё shpejt integrimin nё BE. Anёtarёsimi nё BE mund tё arrihet nёpёrmjet rendimentit dhe aftёsive operative dhe Gjermania do tё vazhdojё ta mbёshtesё Shqipёrinё nё kёtё rrugё, pёr tё forcuar kёto kapacitete”, u shpreh Ambasadori Borchard.
Drejtuesja e zyrёs sё KfË nё Tiranё tha se qeveria shqiptare dhe qeveria gjermane kanё rёnё dakord pёr tё mbёshtetur zonёn e Pogradecit dhe pёr kёtё qёllim qeveria gjermane ka vёnё nё dispozicion mё shumё se 20 milion euro nё sektorin e ujёsjellёs-kanalizimeve dhe ka shprehur gadishmёrinё pёr tё vёnё nё dispozicion edhe fonde tё tjera.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›