E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI prezanton listën e zgjedhore, Meta e Xhufi kryesojnë Qarkun e Tiranës

Lëvizja Socialiste për Integrim ka paraqitur depozituar dje pasdite në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve listën e plotë të kandidatëve për deputet që do të garojnë
në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen me 28 qershor. Kreu i LSI-së Ilir Meta, zvkryetari Pëllumb Xhufi kryesojnë listën e kandidatëve për qarkun e Tiranës, në qarkun e Vlorës Shkëlqim Selmani dhe Besjan Pesha, në qarkun e Kukësit Zef Çupi dhe Qemal Elezi, në Shkodër Sokol Axhemi dhe Sait Fishta, në Korçë Petrit Vasili dhe Mishel Papakozma, në Elbasan Bujar Kllogjri dhe Pjerin Xhuvani, në Dibër Monika Kryemadhi dhe Agim Hysa, në Fier Dritan Prifti dhe Spartak Braho, në Berat Nasip Naço dhe Gledjon Rehovica, në Durrës Lefter Koka dhe Artur Zheji, në Lezhë Gjovalin Bushi dhe Pashko Smaçi dhe në Qarkun e Gjirokastrës lista kryesohet nga Luan Memushi dhe
Genci Sinoimeri. “Lëvizja Socialiste për Integrim dëshiron të theksojë se kandidatët që janë përzgjedhur nga strukturat e partisë dhe më pas janë aprovuar nga kryesia e saj, përfaqësojnë vlerat e vërteta të kësaj partie e cila ofron individët më të përgatitur të saj për t’i shërbyer popullit shqiptar në parlamentin e ardhshëm”- deklaroi zëdhënësi i LSI-së, Ralf Gjoni.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›