Gjermania duhet të zbulojë përfitimet që i vijnë nga Europa
Deri tash të gjithë e dinë se Gjermania iu ka fryrë flakëve të zjarrit jo vetëm në eurozonë, por në mbarë Evropën. Brenda Gjermanisë ka pasur debate të pafundme për identitetin gjerman – madje një historian e quajti “bela kushtetuese për atë se çfarë do të thotë gjermane”. Por në termet e politikës së jashtme, Gjermania Perëndimore e pasluftës – dhe pastaj edhe Gjermania e bashkuar – ishte kryesisht e parashikueshme: asnjëherë kundër Perëndimit, gjithnjë për më shumë Evropë. Tani “Republika e Berlinit” është shumë e sigurt për identitetin e vet, dhe duket se po shikon prej deti derisa bota merret me halle. Ka arsye strukturore për këtë ndryshim. Gjermania është shumë e vogël për të qenë një lojtare botërore, por shumë e madhe për të qenë e para në mesin e të barabartëve në Evropë. Derisa gjermanët nuk shohin në përgjithësi legjitime për të pasur një rol botëror, madje edhe në aleancë me vende partnere të vjetra, fqinjët e Gjermanisë nuk e konsiderojnë legjitime Gjermania t’i prijë Evropës. Ndryshe nga shqetësimet e shumë prej këtyre fqinjëve në vitet nëntëdhjetë (dhe ndryshe nga çfarë shumë analistë pretendojnë tani), Republika e Berlinit nuk është më nacionaliste si Gjermania e vjetër Perëndimore. Është e vërtetë që në vitet nëntëdhjetë kishte një kujdes më të madh nga krahu pacifist liberal, por sot është më “normale” që Gjermania nuk harroi të kaluarën e saj naziste dhe shfaqi veten si një Fuqi e Madhe. Ta teprosh dhe të thuash se ka një patriotizëm të ri gjerman, është ironike; nëse ka krenari, ka për shkak të mënyrës sesi Gjermania ia doli me trashëgiminë e dyfishtë të nazizmit dhe socializmit të shtetit të Gjermanisë Lindore (shtuar këto krenarisë në menaxhimin ekonomik dhe kushtetues). Gjermanët – që tashmë nuk është ironike – shpeshherë e prezantojnë veten si kampionë për mënyrën e “menaxhimit me të kaluarën”; dhe me arkitekturën e re kapitale – të cilësuar nga disa si “mazohizëm antik – që këtij etnosi i jep një shprehje konkrete. Belatë morale përgjatë historisë, që ishin shqetësimi më i madh në Evropën e pasluftës, kanë marrë fund dhe madje Partia e Majtë – që ende në njëfarë forme nostalgjike për Gjermaninë Lindore – po shkon drejt një konsensusi antitotalitar, me pasoja reale për politikën dhe perceptimin politik. Askush nuk dëshiron të rikthejmë legjislacionin që vendin e lindjes bazë të përkatësisë dhe që lejon kthimin e frymës populiste djathtiste. Në të vërtetë, derisa opinioni djathtist ka shkuar nga ekonomia dhe politika e jashtme që nga vitet nëntëdhjetë, spektri partiak ka lëvizur në përgjithësi drejt të majtës. Socialdemokratët, Partia e Gjelbër, Partia e Majtë dhe me gjasë piratët (të cilët kanë pothuajse nëntë për qind të votave në zgjedhjet e javëve të fundit në Berlin, por që ende iu duhet të shtrihen në nivel kombëtar), potencialisht përfaqësojnë një shumicë strukturor majtiste. Madje edhe kristiandemokratët e kancelares Angela Merkel në shumë mënyra de fakto janë socialdemokratë; dhe padyshim nuk janë nacionalistë. Sjellja e tanishme e Gjermanisë nuk prihet nga nacionalizmi (madje as nga nacionalizmi ekonomik), por nga humbja e ndjeshmërisë politike të elitave gjermane, sikurse edhe nga rrethanat e reja të brendshme dhe ndërkombëtare të Republikës së Berlinit. Berlini nuk është Boni i përgjumur, dhe bota e ciklit të lajmeve të pandalshme nuk është e njëjtë me atmosferën e Republikës së vjetër Federale, ku kishte rëndësi opinioni i vetëm një apo dy gazetave. Në politikën e jashtme, Gjermania nuk ka plan të vërtetë të lojës botërore: dëshmoi veten me paqartësinë e saj në Libi dhe nuk e ka idenë e qartë në përpjekjen për marrjen e një ulëseje të përhershme në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Në Evropë, Gjermania është një vend plotësisht i pavarur, por jo vetëm që i mungon një mandat i qartë për të prirë, por edhe një ndjenjë e qartë e asaj sesi duhet të duket Bashkimi Evropian pas projekteve të mëdha të paqes, tregut të përbashkët, dhe zgjerimi është herë më pak e herë më shumë i ndërlikuar. Pyetja se si duhet të duket formësimi final i Evropës duhet të shtyhet ose të rregullohet me disa finesa të tjera. Tani, Merkel ka pasur fatin e keq të trashëgimit të një projekti jokoherent (një bashkim monetar pa një bashkim fiskal dhe politik) – një gjendje që kërkon njëfarë vizioni nga një politikane e pranuar gjerësisht si e zonja në gjithçka, por jo edhe në artikulim. Prandaj klasa politike gjermane – konfuze me atë çfarë dëshiron dhe në përgjithësi e paaftë të shpjegojë para qytetarëve të saj se çfarë bën - është përgjigjur me zgjidhje afatshkurtra; po, më shumë Evropë, por jo një shtet evropian; po, më shumë para për t’i mbuluar vrimat e zeza financiare, por jo ikje prej politikave të vjetra ortodokse të Bundesbankës. Stili i Merkelit e ka rritur këtë konfuzion: ajo preferon të prijë nga prapa dhe duket e paaftë në dhënien e deklaratave të një lidereje që do t’i bënte njerëzit t’i pranojnë masat më të ashpra. Të tjerët kanë arritur ta mbulojnë këtë vakuum. Madje edhe deklaratat më të banale të burrështetasve Helmut Schmidt dhe Helmut Kohl, duke paralajmëruar si pensionistë rreziqet e tradhtisë së ëndrrave të tyre evropiane, arrijnë të marrin lavdërimin e atyre që i mendojnë si perla urtësie. Presidenti i Gjykatës Kushtetuese të Gjermanisë në mënyrë të hapur spekulon se nëse duhet më shumë Evropë për arsye teknokratike, mund të jetë koha që njerëzit të votojnë një kushtetutë të re. Intelektualë të njohur rekomandojnë se periferia e Evropës duhet të shfuqizohet për hir të kryetarisë francezo-gjermane. Të tjerët dëshirojnë që Gjermania të mund të ishte sikurse Zvicra dhe të tërhiqej nga një botë e ndërlikuar që përbën shumë sfida morale. Thellë, megjithatë, të gjithë e dinë se nuk ka kthim në Bon. Ndryshe nga dekadat e pasluftës, gjermanët më nuk duan të arratisen drejt “Evropës” nga atdheu i tyre i vështirë. Gjeneratave të sotshme më shumë u shkon për shtati të jenë gjermanë që e shohin Evropën si përgjigje ndaj të gjitha problemeve. Ende ata mbase do të ishin të gatshëm të bënin më shumë me dhe për Evropën nëse dikush do t’ua shpjegonte pse ajo u përgjigjet interesave dhe idealeve të tyre. Duke iu folur për një kushtetutë të re, të një Evrope miqësore, u sinjalizon atyre se madje mund të jenë të gatshëm të heqin dorë prej asaj – që së bashku me Deutschmarken – ishte prona më e shtrenjtë e Republikës së vjetër Federale: Ligji themelor, bindshëm kushtetuta më e suksesshme gjatë gjysmës së dytë të shekullit të kaluar. Por gjermanët nuk mund të hiqnin dorë prej asaj për hiçgjë.
Autori ligjëron në Universitetin e Princetonit. Libri i tij i fundit është “Kontestimi i demokracisë: Idetë politike në Evropën e shekullit njëzetenjë”.
Marrë nga “Project Syndicate”