Përmbytjet në Australi, qeveria shton ndihmat për të prekurit

Qytetet e Maryborough dhe Gympie në Queensland të Australisë janë të fundit të prekur nga përmbytjet.
Lumi Maria në Maryborough arriti dje në një nivel prej 8.5 metra duke përmbytyr disa shtëpi dhe biznese. Ndërsa bizneset në qytetin e Gympie duket se kanë qenë më të përgatitur, pasi kanë zhvendosur pajisjet e zyrave për të shpëtuar ç’të mundnin.
Kryeministrja australiane Julia Gillard njoftoi për ndihmë të mëtejshme financiare për të mbështetur njerëzit që janë prekur nga fatkeqësia e përmbytjes.
Ajo tha se do ketë pagesë të veçantë në dispozicion në qoftë se njerëzit nuk janë në gjendje të marrin burimin e tyre të zakonshëm të të ardhurave për shkak të kësaj katastrofe natyrore.
Qeveria Australiane ka premtuar se do të ndihmohë familjet e prekura nga përmbytjet duke i akorduar 1000 dollarë australiane për çdo të rritur dhe 400 dollarë australinë për çdo fëmijë.