E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania ëndërron me Bajramajn

Nga Express më 29 qershor 2011 në ora 12:03

Quhet Fatmire Bajramaj, është vetëm 23 vjeçe dhe është “ylli më i ndritur’ i futbollit gjerman të femrave, në gjendje të bëjë të ëndërrojnë miliona tifozë, përfshirë kancelarin Angela Merkel.

Agjencia italiane e lajmeve Ansa e ka përshkruar kosovaren si ylli i Kombëtares gjermane, e cila për Berlinin përfaqëson edhe shembullin më të mirë të integrimit.

Jo rastësisht, në Olympiastadion të dielën ishte edhe Merkel për të përcjellë debutimin e Gjermanisë në Kampionatin botëror të femrave, ku mposhti Kanadanë 2-1 dhe kancelarja festoi nga tribunat së bashku me presidentin Christian Wulff.

Bajramaj është simbol i integrimit të femrave të huaja në jetën sociale në Gjermani, objektiv në të cilin Merkel punon me vite.

“Ky në Olympiastadion është një spektakël fantastik që nuk mund të jetë më i mirë as në ndeshje të meshkujve”, tha Merkel për takimin kundër Kanadasë. Vetë Bajramaj nuk është çfarëdo futbolliste, ajo përfiton 11 mijë euro në muaj falë gjashtë sponsorëve të saj, derisa futbolli i femrave në Gjermani është bërë sport gjithnjë më i dashur.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›