E Shtunë, 31 Tetor 2026

Refuzohet një klub i Bundesligës për Ujkanin

Nga Express më 29 qershor 2011 në ora 12:02

Skuadra e Novarës nuk dëshiron të dëgjojë për asnjë ofertë që vjen për Samir Ujkanin.

Sipas të përditshmes sportive italiane, La Gazzetta dello Sport, klubi i cili u rikthye në Serie A ka refuzuar një ofertë për portierin kosovar, e cila kishte ardhur nga një klub i Bundesligës.

Për 22-vjeçarin, interesim të madh po shpreh edhe Sampdoria, që në sezonin e ri do të garojë në Serie B.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›