E Diel, 1 Nëntor 2026

Harbuzi, më i pasuri në Genclerbirligi

Nga Express më 29 qershor 2011 në ora 12:04

Genclerbirligi po bën gjithçka që ta mbajë në ekip Labinot Harbuzin. Mesfushori kosovar, i cili dëshiron të largohet nga klubi, është shpërblyer me një kontratë më të majme, pa pasur nevojë zgjatje të asaj ekzistuese.

Menaxheri Hasan Cetinkaya në një takim me zyrtarë të klubit ka diskutuar mundësinë e shitjes se klientit të tij, por presidenti Ilhan Cavcav refuzoi ta lirojë ish lojtarin e Malmos.
“Presidenti, për ta dëshmuar se sa shumë i beson Harbuzit, e bëri atë futbollistin më të paguar në ekip”, ka thënë Cetinkaya për mediat suedeze.

Sipas Cetinkaya, presidenti i Genclerbirligit e adhuron Harbuzin, të cilin dëshiron që ta bëjë kapiten të skuadrës.

“Ka pasur një rritje substanciale të rrogës, ai ka një makinë dhe apartament pos kontratës dhe është bërë futbollisti më i paguar pasi presidenti e sheh si djalin e tij”, ka theksuar Cetinkaya.

Marrëveshja nënkupton që kosovari me pasaportë suedeze do të mbetet në ekipin nga Ankara edhe këtë sezon. Ai ka marrë premtime nga Ilhan Cavcav se do të lirohet vitin tjetër nëse merr ndonjë ofertë të mirë. Harbuzi iu bashkua Genclerbirligit në verë të vitit 2009 nga Malmo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›