E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania fiton “finalen e vogël”



Gjermania mposhti 3-2 Uruguain në “finalen e vogël” të Botërorit, duke zënë vendin e tretë ashtu si katër vjet më parë, në 2006, kur mundi Portugalinë 3-1. Kjo është hera e katërt që Gjermania e mbyll një kampionat botëror në vendin e tretë: 1934, 1970, 2006, 2010. Ndodhi ashtu siç e kishte parashikuar oktapodi i famshëm Paul. Tomas Myler (19’), Marsel Jansen (56’) dhe Sami Khedira (82’) shënuan për Gjermaninë, ndërsa Kavani (28’) dhe Diego Forlan (51’) realizuan për Uruguain. Forlan në minutën e 90’+3 goditi pikën ku bashkohen dy shtyllat. Tomas Myler dhe Diego Forlan u ngjitën në kuotën e 5 golave, po aq sa holandezi Uesli Shnajder dhe David Vija e Spanjës.

12 Korrik 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›